Po ju i njihni vlerat e patates të ëmbël?

Përgatiti: E.B

Patatja e ëmbël është një lloj i veçantë i patates  dhe mund ta gjeni në ngjyrë krem, të verdhë, portokalli dhe ngjyrë vjollcë. Kjo patate është e pasur me antioksidantë dhe me vlera ushqyese. Këto patate ju vijnë në ndihmë më së shumti diabetikëve. Ja pse:

  • Patatja e ëmbël është e mirë për personat e sëmurë me diabet pasi përmban sheqerna natyrorë të cilat stabilizojnë nivelin e insulinës tek diabetikët.
  • E pasur me fibra dietike të cilat shërbejnë për tretjen. Parandalon kancerin e zorrës së trashë dhe ndihmon personat që kanë probleme me konstipacionin.
  • Përmban karotenoide të cilat ndihmojnë në prodhimin e vitaminës A, vitaminë e cila ripërtërin sistemin e frymëmarrjes. Duhanpirësit duhet ta konsumojnë sa më shpesh.
  • Përmban vitaminë D. Kjo vitaminë është e mirë për dhëmbët, zemrën, lëkurën, eshtrat. Rrit nivelin e energjisë.
  • Përmban vitaminë B6 e cila ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe trurit.
  • Është e mirë për indet dhe muskujt dhe ndihmon për ulen e enjtjeve apo dhimbjet e barkut. Ju jep energji dhe rregullon rrahjet e zemrës.
  • Vepron si një antioksidant, mbron mushkëritë si dhe parandalon kancerin e gjirit. Redukton shenjat e plakjes.
  • E pasur me acid folik. Ndihmon në zhvillimin e shëndetshëm të fetusit. Rekomandohet të konsumohet nga gratë shtatzëna.
  • Vitamina C është thelbësore për funksionimin si duhet të trupit dhe patatja e ëmbël e përmban me shumicë këtë vitaminë.
  • Ujin e patateve të ziera mund ta përdorni për të trajtuar lëkurën, sidomos në raastet kur lëkura është e acaruar. Pastron thellësisht poret.
  • Është e pasur me hekur i cili ka rol të rëndësishëm në prodhimin e qelizave të kuqe dheh të bardha të gjakut. Ndihmon përtë luftuar anmeinë./healthyfood

Postime të ngjashme

Ja pse rreziku i infeksioneve ushqimore tek fëmijët rritet në verë!
Ja si të mënjanojmë pickimin nga insektet në verë
Psikologu, ende jo miqësor për shqiptarët
Jeni me antibiotikë? Ja çfarë duhet të hani për të mos prishur ekuilibrin mikrobik të zorrëve
Nga diell në shi, si po ndikon ndryshimi i temperaturës në shëndetin tuaj!
Çfarë i bën dashuria trupit
“15 mijë operacione”,mjeku Petrela: Ka rrethana kur thua,çfarë dua me këtë zanat?
KUJDES NË PLAZH!!! Ja cilat orare duhet të shmangni dhe cilat duhet të qëndroni në plazh