Po mjekët kush do t’i mbrojë?

Pas ngjarjes së dy ditëve më parë, ku një mjek në Poliçan dyshohet se është goditur nga kryebashkiaku i këtij qyteti, ka mjekë që kanë reaguar duke e përfshirë edhe ngjarjen e fundit në vazhdën e sulmeve ndaj tyre. Mjeku Adrian Hyska shkruan në doktor 1rrjetin social:

“Dje goditën me grushta Tan Hoxhën, mjekun e Poliçanit, shokun tonë. Tashmë përveç se duan të na testojnë, kanë dëshirë dhe të na rrahin. Sa turp! Ku po vemi kështu? Urdhri i Mjekut në Berat hesht. Hesht edhe kur na merr shteti me yrysh në komisariat dhe na trajton si lëndë e parë, sepse për ta, ne mjekët jemi lëndë e parë. TË GJITHË JANË HEDHUR KUNDËR NESH. A thua se ne mjekët jemi e keqja e këtij vendi. Shteti na rreh, Urdhri i Mjekut nuk na mbron, gjykatat na dënojnë si i do qejfi. Ne çfarë duhet të bëjmë?”

Ndërkohë, kryebashkiaku Adriatik Zotkaj të gjithë incidentin e lidh me politikën. Ai thotë se në çdo prag fushatë familja e tij dhe ai personalisht provokohen.

Postime të ngjashme

3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë