Po rrezikojmë të mbetemi pa fëmijë, pa e kuptuar

Rrezikoni ta privoni veten nga të pasurit fëmijë nëse konsumoni rregullisht ushqime të shpejta (fast-food) dhe shmangni frutat.

Sipas një studimit të fundit australian, gratë që konsumojnë 4 herë në javë fast-food janë dyfish më të rrezikuara që të mos lindin fëmijë, krahasuar me ato që i konsumojnë rrallë. Ndërsa, gratë që konsumojnë fruta 3 herë në ditë ose më shumë rrisin gjasat për të ngelur shtatzënë shpejtë.

Autorja kryesore e studimit, prof. Claire Roberts, nga Universiteti Adelaide, thotë se rezultatet e studimit tregojnë që një dietë cilësore, që përfshin shumë fruta dhe kufizon ushqimet  e shpejta, përmirëson fertilitetin dhe ul kohën që një gruaje i duhet të ngelë shtatzënë.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?