Pogradec, vdes foshnja 2-ditëshe, procedim penal mjekut pediatër

bebe-67

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në maternitetet shqiptare. Një foshnjë vetëm 2-ditëshe ka ndërruar jetë në Pogradec, ndërsa policia ka nisur procedimin penal ndaj mjekut për “Mjekimi i pakujdesshëm”.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, ndërsa për mjekun pediatër, N.E, 52 vjeç, policia ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë.

Babai i foshnjës, 33-vjeçari A.H, pretendon se vdekja e djalit të tij, ka ardhur si pasojë e mjekimit të pakujdesshëm nga ana e mjekut.

Nga këqyrja e jashtme e kufomës nuk dallohen shenja ose probleme, ndërkohë pritet kryerja e autopsisë nga ekspertë të Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë. Pak orë pas lindjes, mjekët u kishin thënë se foshnja ishte mirë, por më pas i lajmëruan se ndërroi jetë.

Kjo ngjarje e rëndë në Pogradec, vjen vetëm disa ditë pas asaj që ndodhi në maternitetin “Koço Gliozheni”, ku nëna dhe foshnja e saj humbën jetën. / shendeti.com.al

 

 

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha