Policia: U godit makina, jo ministri Beqaj

iliri 2

Policia e Tiranës ka dhënë versionin e saj për ngjarjen e ndodhur këtë mëngjes në Ministrinë e Shëndetësisë, ku një grup aktivistësh të Aleancës Kuq e Zi goditën me vezë e domate makinën e ministrit Ilir Beqaj. Policia konfirmon ngjarjen dhe thotë se AKZ po protestonte pa leje në ambientet e jashtme. Por sipas saj, ministri nuk ka qenë në makinë. “Makina është goditur gjatë kohës që po parkohej dhe në brendësi ka qenë vetëm drejtuesi i mjetit të ministrit, ndërsa ministri ndodhej në brendësi të institucionit”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë së Tiranës. Sipas policisë, ministri ka mundur të shpëtojë. / lapsi.al

 

Postime të ngjashme

5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Çfarë duhet të dini para një ndërhyrjeje estetike? | Podcast me Dr. Tani Asqeri
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
Çfarë i bën mëlçisë tuaj konsumi i kafesë
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë