Poliklinika e Specialiteteve Nr. 1, ankohen infermieret, po bëjmë punën e sanitares

Elona Tereziu / Shendeti.com.al

Një infermiereje në poliklinikat e kryeqytetit, veç detyrës së saj dhe atë të recepsionistes, tashmë i duhet të bëjë edhe rolin e sanitares. Në Poliklinikën e Specialiteteve Nr. 1, ose siç njihet ndryshe Iranjani, e sapo transferuar në godinën e re 700 mijë euro, mungojnë dhe sanitaret. Aktualisht, për mirëmbajtjen e kësaj godine 3-katëshe kujdeset vetëm një sanitare në turnin e paradites dhe dy të tjera në turnin e pasdites. Të gjendur në këtë situatë, ku një sanitare e vetme nuk mund të përballojë 2000 hyrje-daljet që pret kjo qendër shëndetësore çdo ditë, infermiereve u duhet veç  punës së tyre të bëjnë dhe detyra të tjera.

Poliklinika e Specialiteteve

Margarita Nikolla, kryeinfermiere  e kësaj qendre, në një prononcim për gazetën “Shëndet +”, ngre shqetësimin duke pohuar se po ngarkohen me detyra që si takojnë, ndërsa pohon se i kanë bërë shpesh herë kërkesa Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me këtë problem, por nuk kanë gjetur zgjidhje.

“Ky problem ka që kur jemi transferuar këtu, edhe pse i kemi bërë disa herë kërkesa Ministrisë së Shëndetësisë, nuk kemi gjetur asnjë zgjidhje. Kjo është qendër e re dhe ka nevojë për mirëmbajtje, se këtu hyjnë  e dalin të paktën 2000 persona veç personelit mjekësor. Nuk po kërkojmë infermiere, se kemi nevojë edhe për infermiere e mjekë sidomos tek okulistika, por të paktën të na zgjidhnin këtë. Unë jam kryeinfermiere dhe veç punës time, më duhet të bëj edhe rolin e magazinieres, të kujdesem për mirëmbajtjen,  koordinimin e punës dhe ndërkohë po merrem dhe me statistikat.“

Ndërkohë që veç infermiereve, ato që e ngrenë zërin dhe më shumë janë vetë sanitaret, të cilat në pamundësi për ta përballuar punën e tyre, të luten t’i ndihmosh.

Fiqerete Hasa është një ndër to e cila e vetme mbulon turnin e paradites. ”Unë mbuloj turnin e paradites, e laj e pastroj e vetme tërë këtë ambient. Vij që në 6: 30 çdo ditë për të larë oborrin. Këtu njerëzit hyjnë  e dalin çdo sekondë dhe puna është e papërballueshme. Pasdite të paktën janë dy, por unë jam krejt vetëm. I kam kërkuar disa herë kryeinfermieres ta zgjidhë këtë, por ajo s’ka gjë në dorë. Po mundët, na ndihmoni të zgjidhim këtë, se puna është vërtet e papërballueshme për në, por s’kemi çfarë të bëjmë.“

Ndërkoë që vetë kryeinfermierja pohon se do të duheshin të paktën dy sanitare për kat në mënyrë që situata të stabilizohej, dhe vetë kjo qendër, në të cilën është bërë kaq shumë investim, të merrte shërbimin e duhur./ https://shendeti.com.al/

 

 

Postime të ngjashme

Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë