Poliklinika Qendrore, pa energji elektrike

Poliklinika e Specialiteteve nr. 3 në Tiranë ka pezulluar shumicën e punëve të saj sot për shkak të mungesës së energjisë elektrike. Laboratorët dhe aparaturat poliklinikanuk funksionojnë dhe si rrjedhojë kanë mbetur në punë vetëm mjekët që kryejnë vizita të thjeshta.

Ulja e temperaturave ka sjellë probleme të mëdha në këtë poliklinikë ndërkohë që për më tepër, mjekët nuk kanë as se si të ngrohen.

E pyetur lidhur me këtë mungesë të energjisë elektrike, drejtuesja e kësaj poliklinike thotë se janë lajmëruar që në mëngjes se ka një defekt dhe se specialistët do ta rregullonin, por deri në këtë orë asgjë nuk është rregulluar.

Marrë parasysh problemet që sjell stina e dimrit, sidomos ulja e temperaturave të këtyre ditëve, mungesa e energjisë elektrike është tepër problematike teksa pengon njerëzit që të marrin shërbimin shëndetësor ashtu siç duhet, të drejtë që e kanë me ligj.

Postime të ngjashme

53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë