Poliklinika Qendrore, pacientët: “Kur do të bëhemi si gjithë bota?!”

Poliklinika e Specialiteteve (1)

Elona Tereziu, gazeta “Shëndet+”

Presin me orë të tëra, në stola, në këmbë, në dysheme. Vijnë sot, mbarojnë punë nesër. Pyesin, nuk marrin përgjigje. Situatën në Qendrën e Specialiteteve nr. 3 në Tiranë (sidomos në dyert e specialiteteve Kardiologji, Neurologji dhe Reumatologji) e përcjellin vetë fotot dhe zëri “i heshtur” i qytetarëve, të cilët në të shumtën e rasteve refuzojnë të prononcohen me emër, pasi nesër do të vijnë përsëri këtu.

“Po unë do të vij prapë këtu, pse duhet t’i bëj keq mjekes? Ajo e shkreta lodhet për ne. Pa punë jam unë, do të rrija në shtëpi, po rri ulur në stol këtu”, thotë një e moshuar, që kishte një vizitë tek gjinekologjia, por mjekja nuk ishte. Nga recepsioni i thanë që vjen në 11:00 sot, megjithëse orari i punës fillon në 7:30. Ora është 9:00 dhe pacientja duhet të vazhdojë të presë edhe 2 orë të tjera.

E ndërkohë që një “syri” të mësuar nuk i bën përshtypje, as radha, as zhurma dhe as pritja sfilitëse, Suzana Dako, një qytetare shqiptare që jeton në Amerikë prej vitesh, i duket alarmuese situata.

Poliklinika e Specialiteteve (2)

“Kur erdha këtu, më erdhi shumë keq. Shoh njerëz që zihen e ulërasin se kush e kishte radhën i pari. Ore nuk kemi nevojë të shpikim, ne i kemi modelet e gatshme. Që te hyrja ambulancës duhet të ketë rregull. Pse këtu në sallon nuk janë vendosur disa kompjutera ku të shënohet çdo e dhënë e pacientit. T’i jepet një numër e të presë radhën i ulur në stol, ashtu si e ka gjithë bota. Po ne kopjojmë nga bota vetëm modelet e këqija, blejmë Mercedeza e Benca, hamë në restorante të shtrenjta, por të mos bëhemi mendjemëdhenj se bota na i di të gjitha. Në vende të tjera njerëzit vriten që të marrin të drejtën e tyre, ne jetojmë ende të shtypur e në errësirë”.

Sheqir Vata, një i moshuar që sapo mbaroi punë tek kardiologia, thotë se ka ardhur që në orën 8 për të zënë radhën. Ora tashmë shënon 11:18 minuta.

Postime të ngjashme

Si fotoja e një personi mund të ndihmojë në parashikimin nëse një pacient me kancer mund ta përballojë trajtimin apo jo
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?
Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit
Si të zgjidhni pastën e duhur të dhëmbëve?
Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet
hipertensioni
Nga hipertensioni te diabeti, sëmundjet që mund të shkaktojë obeziteti
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren