Postimet për koronavirusin, Facebook merr masa të ashpra

Facebook ka deklaruar të enjten se do të fshijë të gjitha postimet dezinformuese, të cilat publikohen në rrjetin social në lidhje me koronavirusin. Kjo lëvizje e gjigandit teknologjik vjen pak kohë pasi Organizata Botërore e Shëndetit deklaroi emergjencën globale shëndetësore në lidhje me virusin e ri që qarkullon.

“Ne do të fshijmë të gjitha pretendimet false apo teoritë konspirative të cilat janë raportuar nga organizatat botërore të shëndetit apo autoritetet lokale”, thuhet në një deklaratë të Facebook. Sipas rrjetit më të madh social në botë, këto përmbajtje dezinformojnë përdoruesit, gjë që mund të sjellë “dëm fizik” tek ta.

Kjo lëvizje e Facebook është shumë e ashpër. Zakonisht ajo kufizonte shpërndarjen e këtyre informacioneve nëpërmjet rezultatit të kërkimit, por gjithmonë e lejonte postimin që të qëndronte.

Dezinformimi në lidhje me vaksinimet është shpërndarë shumë në mediat sociale vitet e fundit, duke përfshirë edhe një fushatë për të parandaluar vaksinimin nga poliomieliti në Pakistan dhe verdhëza në Amerikën Jugore. Kohët e fundit, Facebook ka qenë nën sulm për shkak të problemeve me privatësinë.

Burimi: Tv Klan

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë