Potenciali sipërmarrës i grave, burim i nënshfrytëzuar për zhvillimin ekonomik të vendit

Sipas studimit “Përmirësimi i fuqizimit ekonomik të grave pas pasojave të tërmetit dhe shpërthimit të COVID-19, realizuar nga Shoqata “Together for Life”, me mbështetjen e Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA), fokusuar tek  gratë sipërmarrëse, mbështetja e qeverisë shqiptare dhe aktorëve të tjerë ndër vite ka qenë e kufizuar për to, duke variuar midis 4% dhe 11% ndërmarrje që kanë përfituar fonde nga qeveria shqiptare, donatorët e bankat. Gratë sipërmarrëse kanë përfituar më shumë fonde nga donatorët e huaj e vendas dhe bankat e institucionet mikrokredituese, sesa nga qeveria shqiptare, e cila duket se ka kontribuar më shumë për mbështetjen e tyre pas tërmetit të nëntorit 2019.

 

Profesionistet e lira ose gratë e vetpunësuara pa të punësuar të tjerë kanë marrë më pak mbështetje nga të gjithë aktorët. Vetëm 1 në 20 prej tyre kanë përfituar fonde publike të qeverisë shqiptare pas tërmetit të nëntorit 2019. Mikrobizneset me 2-9 punonjës janë mbështetur më shumë nga donatorët e huaj dhe vendas, kurse ndërmarrjet me 10+ punonjës kanë marrë më shumë mbështetje nga bankat dhe institucionet e tjera financiare.

 

Gati 2 në 3 gra sipërmarrëse rendisin nevojën për mundësi financimi si prioritetin kryesor për të mbështetur zhvillimin e mëtejshëm të bizneseve të tyre dhe grave të tjera të cilat duan të përfshihen e ofrojnë nisma të reja private. Me mundësi financimi ato nënkuptojnë nga ofrimi i financimit të drejtëpërdrejtë, lehtësira fiskale, lehtësira në përfitimin e fondeve, hartimin e politikave buxhetore me ndikim gjinor, e deri te fushatat informuese mbi programet mbështetëse për financim. Dy nevoja të tjera të rëndësishme, komplekse dhe imediate për 4 nga 10 gra sipërmarrëse janë gjetja e tregjeve dhe kanaleve të reja të shitjes, si dhe krijimi i një portali online i dedikuar për gratë sipërmarrëse që nga promovimi, këshillimi etj.

 

Qeveria duhet të hartohen politika publike që nxisin gratë sipërmarrëse, duke mundësuar rritjen e numrit të tyre dhe për të kontribuar në zhvillimin e suksesshëm të tyre, sikurse qeveria ka parashikuar në SZHBI 2014-2020 apo SKBGJ 2016-2020. Politika të tilla kërkojnë një përqasje shumëplanëshe që mbështesin barazinë gjinore në përgjithësi, sikurse përmirësojnë klimën e përgjithshme të të bërit biznes në Shqipëri.

 

Politikat mbi arsimin, punësimin, taksimin dhe politikat e financimit duhet të nxisin iniciativat e grave sipërmarrëse, sikurse politikat sociale duhet të mbështesin gratë që punojnë apo drejtojnë biznese private. Disa politika sociale që i mundësojnë grave të arrijnë një ekuilibër midis jetës familjare dhe punës ose biznesit përfshijnë lejen prindërore jo vetëm për nënat, por edhe për baballarët; shërbimet cilësore dhe ekonomikisht të përballueshme për kujdesin e fëmijëve në çerdhe e kopshte apo kujdesin e të moshuarve; puna me orare fleksibël; nisma edukuese për të adresuar stereotipet kulturore.

Postime të ngjashme

Administrata e Trump bën gati planin, hiqet vaksina e Covid-19 për fëmijët dhe gratë shtatzëna
Ja pijet dhe ushqimet më të mira që mund t’i konsumoni çdo ditë në verë
A e dini se mpiksja e gjakut ndodh me shpesh te njerëzit e gjatë?
Intervista/ Vizitat tek mjeku, ushqyerja dhe presioni ‘online’ për vitamina, pediatrja Sheme orienton si duhet të sillemi në raport me fëmijët
Mjekja psikiatre tregon se si e nisin konsumin e drogës të rinjtë, ndryshimet fizike dhe psikologjike tek përdoruesit
Vaksina anti-Covid ofron 80 % mbrojtje, Bino: Kush rrezikojnë më shumë nga virusi
Studimi i ri: Gargara me ujë të kripur mund të largojë Covid-in
Dy vaksina në një ditë/ Personeli shëndetësor vaksinohet për gripin dhe Covid-in