“Pozicioni juaj i punës është shkurtuar…” Operatorët e Kujdesit Shëndetësor hedhin firmat e para

Projekti i Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor është vënë në funksion.  Drejtorët kanë nisur aktivitetin e tyre, duke hedhur firmat e para. Burime për “Pro pacientin” bëjnë me dije se puna e parë e drejtuesve është shkarkimi i personelit të DSHP-ve në rrethe. Duke nisur me sanitare e magaziniere….

Në foton bashkëngjitur të firmosur nga Drejtori i Përgjithshëm, është njoftuar shkurtimi i vendit të punës, për një punonjëse në një nga DSHP-të e rretheve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka shpallur fituesit e konkursit për pozicionin e Drejtorit në të katër Drejtoritë Rajonale të Operatorit të Sherbimeve të Kujdesit Shëndetësor për Rajonet Tiranë, Elbasan,Shkoder dhe Vlorë.

Sipas njoftimit zyrtar bëhet me dije se   për Rajonin e Elbasanit ku bëjnë pjesë Qarqet e Korçës , Beratit dhe Elbasanit fitues për postin e Drejtorit është shpallur z.Xhevahir Budani me 73 pikë. Ndërsa për Rajonin e Tiranës fitues në konkursin për postin e drejtorit është shpallur Rudina Degjoni me 73 pikë! Në Rajonin Shkodër Astrit Beci është shpallur fitues me 84 pikë! Kurse Kujtim Llapi është shpallur fitues për pozicionin e Drejtorit Rajonal të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor me 71 pikë!

Ndërkohë Mirela Hasanaj është Drejtor i Përgjithshëm i Operatorit Të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor.

Në korrik të 2018-s Këshilli i Ministrave ka miratuar krijimin e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor.  Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor do jetë institucion në varësi të ministrit përgjegjës për shëndetësinë. Operatori financohet nga ministria përgjegjëse për shëndetësinë, sigurimet shëndetësore dhe burime të tjera të ligjshme.

Misioni i Operatorit është ofrimi i shërbimit të kujdesit parësor e spitalor në përputhje me nevojat, standardet, protokollet dhe kërkesat e përcaktuara, duke garantuar ofrimin e plotë, cilësor e në kohën e duhur të shërbimit, dhe përdorimin në mënyrë efiçente të burimeve njerëzore e financiare, të aseteve dhe materialeve, në përputhje me legjislacionin në fuqi për sistemin e kujdesit shëndetësor dhe shërbimin spitalor.

Operatori e ushtron veprimtarinë e tij në të gjithë territorin e vendit, në këto fusha përgjegjësie:

  1. a) Kujdesi shëndetësor parësor;
  2. b) Shërbimi spitalor në nivel rajonal dhe bashkiak.

Postime të ngjashme

Protesta/ Qytetari denoncon sistemin shëndetësor:Gjatë ndërhyrjes për tumor, spitali mbeti pa kondicionim
E rëndë/ Foshnja humb jetën rrugës për spital, procedohen penalisht dy mjekë pediatër
Mente: 7 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Lajm i mirë për pacientët me Sklerozë Multiple! NHS sjell për herë të parë ilaçin që përmirëson lëvizshmërinë
Çaji i zi apo ai jeshil: Cili ndihmon më shumë në humbjen e peshës?
Ky është shteti i parë në BE që ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët
Pse këmbët fryhen më shumë gjatë verës?
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme