Prania e telefonit kur jeni në gjumë është e dëmshme

Ilma Lamçe

Studime të shumta janë kryer për të treguar se sa i rrezikshëm është celulari për shëndetin e njeriut. Edhe pse e dimë këtë, vazhdojmë ta mbajmë telefonin në çdo moment të ditës pas vetes, madje edhe gjatë natës duke e vendosur poshtë jastëkut ose shumë pranë kokës. Por mbajtja e telefonit afër gjatë kohës që jemi në gjumë është shumë e rrezikshme.

Një studim i bërë nga Departamenti i Shëndetësisë në Kaliforni tregon se disa prej shqetësimeve shëndetësore lidhen me përdorimin e celularit, duke filluar nga problemet me shëndetin mendor dhe riprodhues, deri në rritjen e rrezikut për zhvillim të kancerit.

Ekspertët këshillojnë që të paktën të largoni telefonat gjatë natës kur jeni në gjumë sepse, edhe pse ju nuk jeni duke i përdorur celularët, emetojnë energji të radio frekuencave kur dërgojnë apo marrin sinjale nga stacionet bazë të telefonisë celulare.

Fëmijët janë më të riskuar ndaj energjisë së valëve elektromagnetike, duke qenë se mund të depërtojë më lehtë tek truri i fëmijëve se sa të rriturit./Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?