Prapaskenat e tre viteve të fundit me Urgjencën e Tiranës (dhe emrat)

Albina Deda, deputete e PD-së, anëtare e Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë

Me ardhjen e Edmond Stojku në drejtim të ASHR dhe ardhjen e ministrit Beqaj në drejtim të Ministrisë së Shëndetësisë, në Urgjencën e Tiranës mori fund gjithçka. Ja faktet:

Sapo erdhi në krye të ASHR-së, Edmond Stojku hoqi nga puna tre mjekë dhe një infermier, të cilët u akuzuan për performancë të dobët në punë. Mjekët të cilët u hoqën nga puna quhen Besnik Xhindole, Erjon Stojku, Leonard Molla, si dhe infermier Edmond Drazhe.

urgjencaPër hir të së vërtetës u zëvendësuan nga njerëz të paaftë dhe performanca e tyre lë shumë për të dëshiruar (flitet që këta paguan nga 4-5 mijë euro për t’u futur në punë).

Pak më vonë hiqet pabesisht nga puna doktori i nderuar Besnik Lamçe me arsyetimin se ishte i pirë në punë. Po pak më vonë hiqet nga puna shoferi i nderuar Abedin Mulaj, pas kurthit të ngritur nga policia rrugore. Dhe këta dy persona u zëvendësuan me njerëz të paaftë (thuhet që edhe këta paguan para për t’u futur në punë).

Zëvendësohet ish-kryeinfermieri i Urgjencës së Tiranës me një person të quajtur Misir Stojku, djali i xhaxhait i Edmond Stojkut, drejtor i ASHR-së, i cili nuk la gjë pa vjedhur në Urgjencë. Dhe ky rezulton njeri pa shkollën përkatëse ku më parë kishte qenë roje murgu në spitalin e Peshkopisë. Zotëria në fjalë ka mbajtur gjoja në punë dhjetëra shoferë dhe infermierë, të cilët vërtiteshin nëpër ambientet e urgjencës, ku të njëjtën kohë i ishte premtuar punë, por edhe mbaheshin për t’i bërë presion personelit ekzistues në urgjencë që të mos të flisnin sepse u rrezikohej vendi i punës.

Misir Stojku, për tre vjet rresht ka vjedhur gjithçka, qoftë nga furnizimi me ilaçe, nafta e makinave, deri te pajisja e autoambulancave dhe deri tek frigoriferi i punonjësve të urgjencës.

Ka tre vjet që mungojnë një sërë ilaçesh në urgjencë. Mungon nafta për shoferët, nuk është bërë koaulidimi i autoambulancave dhe është seriozisht në rrezik jeta e personelit të urgjencës, por edhe e qytetarëve në rrugë dhe të sëmurëve në autoambulancë.

Para rreth dy viteve na shfaqet në urgjencën e Tiranës një person i cili vetëquhej konsull Nderi i Italisë me emrin Masimo, i cili i prezantohet personelit të urgjencës mjekësore nga drejtori i ASHR-së, si bashkëpunëtor dhe si bamirës.

Ky person , pra Masimo, sillte njerëz në urgjencë, të cilët regjistronin gjithçka si dhe merrnin pjesë aktivisht që bënte urgjenca në shtëpitë e qytetarëve të Tiranës. Personat në fjalë u bënin reklamë spitaleve private, si dhe regjistronin adresat e të sëmurëve. Zotëria i quajtur Masimo, arriti deri aty saqë i ndërroi stemën dhe imazhet e urgjencës së Tiranës dhe autoambulancave të Tiranës. Personi në fjalë është parë në shoqërinë e ministrit Beqaj dhe disa drejtuesve të tjerë të Ministrisë së Shëndetësisë.

Më vonë zotëria u arrestua  nga Policia e Shtetit dhe përsëri më vonë është parë po në shoqërinë e ministrit Beqaj dhe drejtuesve të tjerë të Ministrisë së Shëndetësisë.

Para një viti janë vetofruar fillimisht dy fondacione, të cilat janë QVEC (Qendra e Vullnetarëve e Emergjencave Civile), si dhe ERA ( Emergency Response Albania), të cilat kanë kërkuar bashkëpunim. Gjithmonë janë parë në shoqërinë e shefit të urgjencës dhe, sipas të dhënave, kërkonin bashkëpunim me urgjencën.

ERA me president Kristian Voglin, i ka bërë Urgjencës së Tiranës dhe dy trajnime të një pjese të personelit të urgjencës. Më vonë ka dalë në skenë një person i cili quhet Skënder Brataj dhe thuhet që është drejtori i Urgjencës Kombëtare.

Në fillim të muajit shkurt të këtij viti na bëhet me dije verbalisht që Urgjencën e Tiranës do ta shpërndajnë në tre spitale: QSUT, Trauma dhe Senatoriumi. Në këtë moment një pjesë e personelit të Urgjencës reagoi duke kërkuar ndihmën e Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë, si dhe ndihmën e Mediave.

Një ditë më pas në Urgjencë erdhën katër deputetë të Komisionit Parlamentar së Shëndetësisë. Ata kërkuan t’i bëjmë një peticion Kryeministrit, Kryetarit të Parlamentit dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Një ditë më pas ministri i Shëndetsisë priti ekipin e mjekëve ndaj të cilëve u soll shumë keq dhe nuk iu dha asnjë lloj shpjegimi përse do të shpërndahej Urgjenca e Tiranës.

Përsëri një ditë më pas ministri Beqaj nuk u paraqit në Komision Parlamentar ku ishin prezent edhe grupi i mjekëve të Urgjencës.

Ka rreth 6 muaj që ekipet e fondacionit ERA bëjnë vizita paralele në qytetin e Tiranës dhe flitet që çdo vizitë paguhet 5000 lekë të reja nga buxheti i shtetit. Ministri Beqaj nuk pranon të bisedojë me mjekë të Urgjencës me Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë. Ai gjithashtu nuk ka pranuar të përballet në emisionin televiziv “Njerëz në Fokus”, që u bë posaçërisht për këtë arsye.

Fondacioni ERA i ashtuquajtur bamirës, është paraqitur në Urgjencën e Tiranës gjatë kësaj periudhe, ka kontaktuar me persona të ndryshëm, ku dikujt i kërkon që mos të merret me emrin e saj dhe dikujt i premton vend pune. Bëhet fjalë për dhënien me koncension të shërbimit të Urgjencës së Tiranës këtij fondacioni. Gjithçka mbahet e fshehtë.

Ministri Beqaj fillimisht e ka mohuar njohjen e këtij fondacioni. Por pas nxjerrjes së fakteve dhe të fotove ai është munduar të shmanget dhe të mos japë asnjë shpjegim se si qëndron e vërteta.

Momentalisht personeli i Urgjencës së Tiranës është i braktisur, nuk kanë ilaçe, nuk kanë naftë autoambulancat, nuk e dinë të ardhmen e tyre kur dikush interesohet në spitalet përkatëse.

Përgjigjja është e habitshme dhe qesharake, pasi vendimi i ministrit është i pastudiuar, i jashtëligjshëm dhe nuk do të realizohet kurrë, pasi nuk funksionon.

Ministri i Shëndetësisë, si dhe drejtori i ASHR-së, Edmond Stojku, kanë shkatërruar Urgjencën e Tiranës fillimisht këtu e tre vjet, duke mos investuar qoftë edhe një qindarkë. Arsyet janë që të mbulohen vjedhjet e mëdha që janë bërë këtu e 3 vjet, si dhe të jepet shërbimi i Urgjencës me koncension. Ky është një superskandal i cili ia kalon Check-Up me dhjetëra herë. Nuk do të reshtim duke kërkuar ndërhyrjen e Kontrollit të Lartë të Shtetit, si dhe të Prokurorisë.

Postime të ngjashme

Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë