Premtoi shëndetësi falas, Ilir Beqaj lë pas “çmime katastrofike”

Shqiptarët paguajnë shumat më të larta për shërbimet e shëndetit krahasuar me vendet e tjera europiane, sipas raportit “Catastrophic Health Expenditures”. Ky raport dëshmon se në Shqipëri për 5142 familje, shpenzimet për shëndetin kapin vlerën “katastrofike”.
Vlera e shpenzimeve konsiderohet “katastrofike” nëse një familje paguan të paktën 40% të shpenzimeve të familjes, që mbeten pas zbritjes së shpenzimeve për ushqim.
Shifrat bëhen të ditur në Strategjinë e Shëndetësisë 2017-2020 që është në proces konsultimi, raporton Monitor.al.
Një nga premtimet kryesore të Partisë Socialiste gjatë fushatës së vitit 2013 ishte shëndetësi falas, por Ilir Beqja duket se ka arritur një dështim spektakolar. Në vend t’i ulte shpenzimet për familjet shqiptare, ato kanë kaluar në çmime katastrofale. Prioritet në këto vite kanë qenë shpërndarja e disa qindra miliona eurove për konçensione të dyshimta në lidhje me shëndetësinë. Shifra për 5142 familjet që i paguajnë shtrenjtë shërbimet shëndetësore pranohet edhe nga INSTAT-it.
Në ato pak muaj që i kanë mbetur, qeveria ka vënë si prioritet rritjen e financimit buxhetor për shëndetësinë. Aktualisht shpenzimet publike për shëndetësinë kanë arritur në 2.8% të PBB-së.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak