Kryefaqja Box 3 Presioni i lartë i gjakut tek fëmijët/faktorët e riskut

Presioni i lartë i gjakut tek fëmijët/faktorët e riskut

0
Shpërndaje

Presioni i gjakut quhet forca me të cilën gjaku rrjedh në enët e gjakut. Në kushte normale zemra pompon gjakun brenda enëve të tij në të gjithë trupin. Enët e gjakut zgjerohen dhe ngushtohen sipas nevojës për të bërë qarkullimin e mirë të gjakut. Në një person me hipertension, gjaku përplaset me më tepër forcë drejt mureve të enëve të gjakut, gjë e cila mund të shkaktojë dëmtim të enëve të gjakut, zemrës apo organeve të tjera.

Shumë njerëz kur dëgjojnë për presionin e lartë të gjakut, të njohur ndryshe si hipertension mendojnë për një gjëndje shëndetësore që prek vetëm të rriturit dhe të moshuarit.
Kjo mund të ketë qënë e vërtetë në të shkuarën por në ditët e sotme, presioni i lartë i gjakut prek njerëzit e të gjitha moshave perfshire këtu edhe fëmijët e vegjël.
Sikurse tek të rriturit, presioni i lartë i gjakut tek fëmijët mund të shkaktojë probleme serioze për shëndetin të cilat mund të shfaqen edhe shumë vite me vonë.

Shumë fëmijë dhe adoleshentë me tension të lartë, nuk kanë probleme të tjera shëndetësore, por kanë një histori familjare me hipertension dhe një mënyrë jetese jo të shëndetshme, një dietë të keqe, peshë të tepërt, stres dhe aktiviteti të pamjaftueshëm fizik.

Nëse ai nuk trajtohet, tensioni i lartë i gjakut mund të çojë përfundimisht në dëmtimin e zemrës, trurit, veshkave, dhe syve. Por në qoftë se është zbuluar që në fillim, monitorohet dhe trajtohet, një fëmijë me presionin e lartë të gjakut mund të bëjë një jetë aktive, normale.

Është shumë e rëndësishme që hipertensioni të zbulohet sa më herët. Është e rekomandueshme tani që të gjithë fëmijët të kontrollojnë presionin e gjakut duke filluar që në moshën tre vjeç, dhe më herët për ata të cilët janë në rrezik të lartë. Kjo përfshin foshnjat e lindura parakohe apo ato me peshë të vogël, të cilat kanë patur qëndrim më të zgjatur apo më të vështirë në spital. Kjo gjithashtu përfshin fëmijët që kanë sëmundje të lindura të zemrës, të cilët kanë marrë medikamente që mund të rrisin presionin e gjakut, ose që kanë ndonjë kusht tjetër që mund të çojë në presionin e lartë të gjakut.

Fëmijët mbipeshë kanë më shumë gjasa për të zhvilluar hipertension (si edhe probleme të tjera shëndetësore), prandaj kontrolloni konsumimin e kalorive të fëmijës tuaj dhe sigurohuni që ai bën mjaft ushtrime. Madje, rënia relativisht e vogël në peshë apo rritja e vogël në aktivitetin fizik, mund të parandalojë hipertensionin tek fëmijët mbipeshë.

Hapi tjetër drejt reduktimit te presionit të gjakut tek fëmija juaj është kufizimi i kripës në dietën e tij./shendeti.com.al

 

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here