Princesha Kate Middleton diagnostikohet me kancer: Duhet t’i nënshtrohem kimioterapisë

Princesha e Uellsit, Kate Middleton është diagnostikuar me kancer. Lajmin e ka bërë të ditur veta ajo me anë të një videomesazhi, ku ndër të tjera thotë se do të duhet ti nënshtrohet seancave të kimioterapisë.

Ajo shprehet se ky lajm ishte një “shok i madh”,  por ajo dërgoi një mesazh pozitiv, duke thënë: “Jam mirë dhe po forcohem çdo ditë e më shumë”.

“Doja të përfitoja nga ky rast për t’ju falënderoj, personalisht, për të gjitha mesazhet e mrekullueshme të mbështetjes dhe për mirëkuptimin tuaj gjatë kohës që po shërohem nga operacioni.

Kanë qenë dy muaj tepër të vështirë për të gjithë familjen tonë, por unë kam pasur një ekip fantastik mjekësor që është kujdesur shumë për mua, për të cilin jam shumë mirënjohëse.

Në janar iu nënshtrova një operacioni të madh abdominal në Londër dhe në atë kohë mendohej se gjendja ime nuk ishte kancerogjene. Operacioni ishte i suksesshëm. Megjithatë, testet pas operacionit zbuluan se kanceri ishte i pranishëm.

Prandaj ekipi im mjekësor më këshilloi që duhet t’i nënshtrohej një trajtimi kimioterapie parandaluese dhe tani jam në fazat e hershme të atij trajtimi”, tha në video mesazh Princesha.

 

Postime të ngjashme

QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis