Prishet ashensori i QSUT-së. Pacienti i dializës thyen këmbën dhe duart

Denisa Canameti

Prishja në mënyrë të vazhdueshme e ashensorit të 6-katëshit, në QSUT, është kthyer në problem për pacientët, e sidomos për pacientët e dializës që marrin shërbim në katin e tretë. Shpesh ndodh që ashensori të mos punojë dhe ata të ngjiten në krah nga familjarët apo, në rastin më të keq, ashensori prishet duke i lënë brenda. Ashensori funksionon vetëm për personelin dhe pacientët që kanë kartë.

E kontaktuar nga redaksia e “Pro Pacientit”, nënkryetarja e Shoqatës së Veshkave Artificiale dhe Transplanteve të Shqipërisë, Alma Sheme e pranon këtë problem dhe veç të tjerash thotë se ashensori ka filluar të kthehet në një rrezik serioz për ta.

Si qëndron problemi i ashensorit?

Pacientët e dializës kanë shumë shpesh problem me ashensorin. Ndodh që ashesori prishet dhe njerëzit mbesin brenda ose prishja e ashensorit të detyrojë familjarët të ngrenë karrocat e pacientëve për t’i ngjitur deri në katin e tretë.

Kur thoni shpesh, çfarë do të thotë?

1 herë në javë është i prishur.

A jeni të pajisur me karta?

Jo të gjithë. Ka pacientë që kanë karta, ka të tjerë që nuk kanë. Edhe ky është problem. I kemi kërkuar. Duhet t’i lutesh gjithë sallës që pacientët të lëvizin.

Pacientët janë me karroca, me barela. Kur dalin nga dializa dalin me hipotension, tension shumë të ulët. Kur ankohemi na thonë: hekura janë, prishen ato.

Keni pasur ndonjë incident nga problemi me ashensorin?

Po, rasti i fundit ishte të premten. Ishte prishur ashensori që ngjitej nga kati zero. Dhe familjarët e ngjitën në krah pacienten deri në katin e parë. Kur e çuan të dera e ashensorit, pacientes si duket iu morën mendtë nga tronditja dhe te dera e ashensorit u rrëzua dhe theu këmbën, dorën dhe nuk dimë çfarë problemesh të tjera.

Ndërkohë, burime brenda QSUT-së konfirmojnë për “Pro Pacientit” që pacientja që prej asaj dite nuk ka bërë më dializë në QSUT, po i është drejtuar spitalit privat për të bërë dializë kundrejt pagesës.

Burimi: ProPacientit / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej