Prishet laboratori i analizave, pacientët e Qendrës Shëndetësore Nr. 3 dy javë pa shërbim

Elona Tereziu / Shendeti.com.al

Të amortizuara ose jo, në qendrat shëndetësore të kryeqytetit është e pamundur të mos gjesh një pajisje që nuk funksionon. Aktualisht, në Qendrën Shëndetësore Nr. 3 laboratori i analizave të gjakut ka pothuajse tre javë që nuk funksionon.qender-shendetesore-nr-3

Në raste të tilla, kjo qendër mbulohet nga Poliklinika Qendrore, por sipas burimeve të brendshme, ende nuk ka asnjë shkresë zyrtare për kalimin e pacienteve atje. Në kushte të tilla, pa rekomandim, pacientët e Qendrës Shëndetësore nr. 3 detyrohen të paguajnë 500 lekë për të kryer një analizë, e cila në kushte të tjera, me rekomandim do t’u kushtonte vetëm 100 lekë.

Gazeta “Shëndet+” ka denoncuar dhe më parë raste të ngjashme të prishjes së aparaturave nëpër qendrat shëndetësore, të tilla si sonda abdominale dhe spirometri në Poliklinikën e Specialiteteve Nr. 1, të cilat vazhdojnë të jenë të prishura, edhe pse ka kaluar më shumë se dy muaj që nga prishja e tyre.

Në raste të tilla, ku riparimi dhe vënia në punë zgjat me muaj, pacientëve u duhet të sorollaten lart e poshtë për të bërë një analizë./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë