Prishja e aparaturave në poliklinika po mbingarkon Dispancerinë

Klinika e specializuar për sëmundjet e mushkërive, në Tiranë, apo siç njihet ndryshe Dispanceria, ofron shërbim të specializuar për rreth 800 mijë banorë. Gjatë periudhës së pandemisë, kjo poliklinikë ka përballuar dhe po përballon një fluks të shtuar të pacientëve të cilët paraqiten për të bërë grafi. Vonesat e përgjigjeve të tamponit apo mungesa e një përgjigje zyrtare, i detyron ata që të mësojnë nëse janë të infektuar nga koronavirusi pas grafisë së mushkërive.

Gazeta Shëndet plus, ka sjellë pamje nga kjo klinikë, ku korridoret duken plot me pacientë që presin për marrjen e shërbimit.

Situatën e vështirëson akoma më shumë mungesa apo prishja e aparaturave në poliklinika të tjera, duke shtuar më shumë numrin e pacientëve për dispancerinë.

Gazeta “Shëndet Plus”  bëri një monitorim pranë poliklinikës të specialiteve Nr. 4 në Paskuqan, ku konstatoi se në këtë poliklinikë prej më shumë se një viti nuk funksionon shërbimi i radiologjisë. Aparatura e grafisë dhe e skopisë është jashtë funksionin. Kjo i detyron pacientët ta marrin këtë  shërbimin tek Dispanseria ose në privat. Gjithashtu në këtë poliklinikë nuk ka një mjek imazherist.

Postime të ngjashme

Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO