Privatizimi i laboratorëve, Ministria e Shëndetësisë nuk pranon të flasë

Ministria e Shëndetësisë nuk pranon të prononcohet për koncensionin e laboratorëve të spitaleve. Kërkesës së gazetës “Shëndet+” për të marrë një informacion të mëtejshëm lidhur me faktin se si do të realizohet ky koncension, zëdhënësja për shtyp i përgjigjet: “Pasi u shqyrtua kërkesa juaj në laboratoretKabinetin e Ministrit, u vlerësua se nuk ka komente për çështjen në fjalë për të cilat mund të prononcohemi”.

Koncensioni i laboratorëve të spitaleve, i deklaruar nga ministri nënkupton një centralizim të shërbimit laboratorik në gjithë Shqipërinë. Kjo nënkupton që tashmë spitalet shtetërore nuk do të njohin asnjë përgjigje tjetër laboratorike nga klinikat private, ndërsa të gjithë laboratorët do të jenë në dorën e një koncensionari të vetëm.

Megjithëse është detyrim i Ministrisë së Shëndetësisë që të japë informacion lidhur me këtë çështje, sërish vazhdon të heshtet në këtë drejtim. Kështu ministria ka zgjedhur që të vazhdojë të veprojë pa dijeninë e publikut, pavarësisht se të gjitha paratë që do të përdoren në këtë drejtim janë të taksapaguesve shqiptarë. D.C.

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik