Privatizimi i laboratorëve mjekësorë, a na kushton?

Denisa Canameti

Privatizimi i laboratorëve pritet të jetë lëvizja e radhës së Ministrisë së Shëndetësisë. Edhe pse askush nuk po flet për këtë, burime brenda ministrisë konfirmojnë se kjo është një lëvizje që pritet të bëhet pas zgjedhjeve të qershorit. Dhe, sipas kësaj skeme, asnjë qendër shëndetësore, poliklinikë apo spital nuk do të ketë më laboratorë. Të gjithë laboratorët do të merren nga një koncensionar i vetëm dhe institucionet e shërbimit shëndetësor nuk do të pranojnë përgjigje analizash nga askush tjetër.

laboratoretMinistri i Shëndetësisë në 16 korrik të 2014-s foli në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë ku shprehu nevojën e investimeve të ndjeshme në shëndetësi. “Jemi në një fazë që jemi të vetëdijshëm që kemi nevojë për investime të ndjeshme edhe në shëndetësi, po ashtu jemi të vetëdijshëm për kushte relativisht të kufizuara edhe në një kuadër afatmesëm të mundësive të drejtpërdrejta të buxhetit të shtetit, por jo vetëm për angazhimet programore, por edhe njëherësh për atë kujdes shëndetësor që qytetarët tanë meritojnë”, tha ministri. Duke iu referuar një gjendje të tillë “pamundësie”, ai e pa të arsyeshme që “të zgjerojmë partneritetin publik privat”.

I pyetur se  cilët sektorë mund të jepen me koncension në shëndetësi, ministri u përgjigj se “Për kontrollin bazë shëndetësor, nga mosha 40 -65 vjeç, më shumë informacion do t’u jepet pranë qendrave publike shëndetësore, nga mjekët dhe infermierët tanë, por i gjithë investimi fillestar dhe i gjithë administrimi i logjistikës, mirëmbajtja e pajisjeve dhe furnizimi i përditshëm me kitereagent do të realizohet nga një partner jopublik”.

Ministria e Shendetesise 1Gjendja e mjerueshme e laboratorëve nëpër qendra diagnostikuese, poliklinika dhe spitale është raportuar jo vetëm nga gazeta “Shëndet+”, por edhe nga projekte të rëndësishme të huaja që janë zbatuar në Shqipëri, siç është edhe projekti i USAID-it. Rezultatet e atij projekti treguan se në 86% të  Qendrave shëndetësore në vend mungon shërbimi laboratorik. Përveç kësaj, është vënë re edhe një mungesë e theksuar e specialistëve laborantë.

E duke e lidhur këtë me kërkesën e ministrit për t’i dhënë laboratorët me koncension tek një individ i vetëm, lind dyshimi se ky degradim i laboratorëve mund të ketë qenë i qëllimishëm, i paramenduar.

Kjo skemë pritet të jetë një goditje edhe për punonjësit, pasi me dhënien me koncension do të largohen nga puna laborantë e punonjës ndihmës. Të pyetur nga gazeta “Shëndet+”, ata shprehen shumë të frikësuar për vendin e punës duke e parë këtë si një skandal të vërtetë.

Postime të ngjashme

Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Prediabeti
Çfarë duhet të bëjë një pacient nëse diagnostikohet me prediabet
Betohet ministrja e Shëndetësisë/ Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën, zëvendëson Evis Salën
Check up-i në shtet/ Operatori i Sterilizimit shpall tender 20 mln euro për blerje kitesh dhe reagentësh
Mazhoranca voton Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë
Projektligji i ri për PAK: parashikohet rritja e aksesueshmërisë, por si do garantohet zbatimi?
U helmuan 139 persona në Fushë-Arrëz, ISHP konstaton ndotje në sistemin e ujit të pijshëm