Probleme dëgjimi/Pacienti fiton në gjykatë 65 milionë lekë dëmshpërblim!

Shoqata “Together for Life” vijon të ndjekë problematikën e ofrimit të Implantit Koklear për pacientët e mitur me probleme të rënda të dëgjimit. Paketa e Implantit Koklear, e cila ofrohet falas për pacientët e mitur me probleme të rënda të dëgjimit nuk është zbatuar që nga viti 2014 kur ka hyrë në fuqi. Çdo vit në Shqipëri llogaritet që lindin rreth 20-30 fëmijë me probleme të rënda të dëgjimit.

Andi Muratej, avokat pranë Shoqatës “Together for Life” trajtoi këtë problematikë në emisionin “Stop” në Tv Klan.

Sipas Z. Muratej, mosveprimi i institucioneve shëndetësore përgjegjëse për sigurimin e Implantit Koklear ka shkaktuar diskriminimin e të miturve dhe përjashtimin e tyre nga një jetë normale në shoqëri duke u trajtuar si persona me aftësi të kufizuar.

Pas ndjekjes në rrugë gjyqësore të një pacienti, në vitin 2018 Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë konstatoi diskriminim i të miturit, dhe urdhëroi vendosjen e pajisjes së Implantit Koklear tek i mituri, si dhe shpërblimin e dëmit të shkaktuar atij në masën 6 838 590 Lekë.

Shoqata “Together for Life” do të vijojë ndërhyrjet ligjore për të mundësuar zbatimin e ligjit dhe ofrimin e paketës së Implantit Koklear për pacientët e mitur me probleme të rënda në dëgjim.

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik