Probleme me dëgjimin? Gjeni zgjidhje me Otofon!

Përse Otofoni!

Prej 5 vitesh specialistët në klinikën Otofon kanë përmirësuar cilësinë e jetesës së qindra pacientëve në mbarë Shqipërinë përmes personalizimit dhe teknologjive të reja, duke i përputhur me stilin e jetesës së secilit person nga njëra anë dhe përmes mbështetjes së vazhdueshme nga ana tjetër. Ajo çka na dallon është profesionalizmi i lartë, me një shtrirje gjeografike në qytet kryesore të Shqipërisë: Tiranë, Durrës dhe së shpejti edhe në qytetet e tjera. Kjo, me qëllim për t’u ardhur në ndihmë pacientëve tanë aty ku ata banojnë. Stafi ynë është i trajnuar dhe i kualifikuar për t’iu përgjigjur të gjitha nevojave tuaja për të gjetur një zgjidhje që ju bën të ndjeheni mirë.

Gjithashtu, ajo që na veçon nga të tjerët është:

Pacientët tanë janë gjithmonë në qendër të vëmendjes sonë. Kjo është esenciale për ne për të siguruar shërbimet më të mira që ju të merrni funksionalitetin maksimal dhe cilësinë më të mirë të dëgjimit.

Përveç kësaj, ne ju ofrojmë teknologjinë më të mirë në treg dhe përfitimin maksimal në të dëgjuar me çmimin e zgjedhjes suaj, ku përfshihen shumë shërbime, të tilla si:

– Kontrolle të vazhduara

– Asistencë në dëgjim

– Asistencë në mirëmbajtje

– Asistencë në qytetet kryesore të Shqipërisë

– Bateri falas për 3 muajt e parë

Ne jemi krenarë për zgjidhje të përshtatur, teknologji të përparuar dhe cilësinë e shërbimeve që ofrojmë.

Këto janë mjete për të arritur qëllimin më të rëndësishëm: Të bëjmë njerëzit të ndihen mirë.

Audioprotezistët tanë:

Stafi Otofon është i specializuar, i trajnuar dhe përditësuar vazhdimisht për të vlerësuar nevojat e dëgjimit, për të ofruar një zgjidhje dëgjimore të përshtatshme për ju. Ekipi ynë i specialistëve ndjek kurse të shpeshta inxhinierie që synojnë të informohen rreth teknologjive të fundit. Gjithashtu, trajnohen dhe në fushën e komunikimit, duke qenë në gjendje për t’u dhënë një përgjigje kërkesave tuaja dhe për të mirëpritur dhe këshilluar për gjetjen e një zgjidhjeje të personalizuar.

Specialistët tanë janë në dispozicionin tuaj në 4 qendrat tona në Shqipëri.

Prova falas

Otofon ju jep mundësinë që të provoni falas për disa ditë aparatet që ju përshtaten në mënyrën e jetesës që bëni. Periudha e provës na lejon të rregullojmë aparatin e dëgjimit, sipas dëgjimit tuaj, dhe nevojave që keni.

Studimet kërkimore dhe klinike tregojnë se prova prej disa ditësh është periudha e nevojshme për të vlerësuar përmirësimin që mund të arrihet me një aparat dëgjimi.

Gjatë periudhës së provës audioprotezistët tanë do të ndjekin vazhdimisht me takime të rregullta për të ndihmuar të merrni rezultatet maksimale.

Teknologjia OTOFON

Otofon ju siguron një shërbim të plotë, të personalizuar dhe unik, duke siguruar kujdesin e vazhdueshëm me kalimin e kohës. Ne jemi gjithmonë të gatshëm për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve tuaja, për të vlerësuar profilin tuaj të dëgjimit dhe t’ju shpjegojmë se si teknologjitë e reja mund të përmirësojnë cilësinë e dëgjimit tuaj në jetën tuaj të përditshme.

Zgjedhja e Aparateve

Otofon ju lejon të:

  • keni një dëgjim më të mirë në mjedise të zhurmshme, në sajë të mikrofonave të drejtuar që ndihmojnë zvogëlimin e zhurmës në prapavijë.
  • të përmirësojë të kuptuarit e bisedave, me dy ose më shumë njerëz, madje edhe në mjedise të zhurmshme. (P.sh..Restorant, supermarket …)
  • të dëgjojë tingujt e butë si pëshpëritjet dhe mërmëritjet dhe anasjelltas.

Otofon gjithashtu ofron zgjidhje pa tel për të lidhur aparatet e dëgjimit në të gjitha burimet audio. Nëpërmjet teknologjive wireless, të tilla si Bluetooth, ju mund të merrni sinjale me cilësi të lartë audio nga TV, telefon dhe stereo direkt në aparatin tuaj të dëgjimit.

Partnerët tanë: BELTONE, SPITALI SALUS, IAPONTONI

Përshtypjet e pacientit: Spiro Madhi (Inxhinier)

Mund t’ju them pa drojë, kam vuajtur për një kohë të gjatë nga veshët dhe tani e them që jam ringjallur, jam rinuar, e ndiej veten si 20 vjeç. Me këtë klinikë dhe këtë personel që keni, jam shumë i kënaqur sepse sa herë që kam pasur nevojë, kanë qenë të gatshëm dhe jo vetëm kaq.

Kam vajtur në shumë klinika brenda dhe jashtë shtetit dhe, të them të drejtën, këtu kam gjetur derman. U bëj thirrje të gjithë shokëve të mi, që janë në gjendjen time, të vijnë këtu dhe do të mbeten shumë të kënaqur. Sidomos për shërbimin nga personeli, pasi janë shumë të sjellshëm dhe shumë të gatshëm për të ardhur në ndihmë.

KLINIKA E DËGJIMIT

OTOFON TIRANË

Adresa: Rr. Qemal Stafa Nr. 51, sipër Ambulancës Qendrore

(Përballë Shkollës Fan Noli)

ORARET

E Hënë – E Premte

09:00 – 18:00

E Shtune

09:00 – 14:00

Tel:+355 4 2234242

Mob:+355 662053170

E-mail: info@otofon.al

Postime të ngjashme

3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore