Probleme me gjumin? Mund të jetë faji i nënës suaj

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Nëse nuk fjetët mirë mbrëmë, mund të mos jetë faji juaj. Sipas një studimi të ri, shkak i pagjumësisë mund të jetë fakti që nëna ka konsumuar alkool gjatë shtatzënisë. Në mënyrë më specifike, ekspozimi ndaj alkoolit në mitër bën që të keni probleme me gjumin në moshë madhore.gjume

Revista “Neuroscience” raporton se konsumimi qoftë e një sasie të vogël alkooli mund të jetë i mjaftueshëm për të shkaktuar probleme me gjumin tek fëmijët.

Disa shkencëtarë amerikanë studiuan sjelljen e minjve të rritur, të cilëve iu injektua një dozë e vetme alkooli të pastër një javë para se të lindnin. Minjtë, të cilëve iu injektua alkool, flinin më pak gjumë të thellë, ishin më pak aktivë dhe kishin probleme me kujtesën.

Edhe pse studimi është kryer tek minjtë, shkencëtarët mendojnë se e njëjta gjë vlen edhe për njerëzit. Një në 10 njerëz vuajnë sot nga pagjumësia për shkak të ekspozimit ndaj alkoolit në mitër. Përveç pagjumësisë, ata kanë vështirësi në të mësuar, janë joaktivë dhe kanë probleme me kujtesën afatshkurtër.

“Prej kohësh e kemi ditur se problemet me gjumin lidhen me dëmtimin e funksioneve njohëse, vëmendjes dhe çrregullimeve emocionale. Studimi jonë tregon për herë të parë se, ekspozimi ndaj alkoolit në moshë të hershme sjell probleme afatgjata me gjumin, duke ndikuar kështu edhe tek të mësuarit”, shprehet profesori Donald Wilson.

Konsumimi i alkoolit gjatë shtatzënisë rrit gjithashtu rreziqet për të pësuar abort, ose fëmija të lindë me defekte. Prandaj mjekët i këshillojnë gjithmonë nënat që të shmangin alkoolin kur janë shtatzëna.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet