Probleme me gjunjët, kurrizin, gjymtyrët? Ja ku mund të zgjidhni problemet

Zëvendësimi protezik i artikulacionit koksofemoral

Artikulacioni koksofemoral është i formuar nga koka e kockës femorale (topi) dhe acetabulumi (foleja) i cili formon thellim përreth kokës femorale.

Ky artikulacion rrethohet nga muskujt gluteale në pjesën e pasme dhe nga muskujt masivë të kofshës në pjesën e përparme.
koksoSipërfaqja e kokës femorale dhe sipërfaqja e brendshme e acetabulumit (folesë) është e mbuluar me kërc artikular.

Ky material ka një trashësi prej 7mm në artikulacionet e mëdha. Kërci artikular ka konsistencë të fortë dhe të lëmuar duke lejuar në këtë mënyrë rrëshqitjen e sipërfaqeve artikulare mbi njëra-tjetrën pa u dëmtuar.
Arsyeja kryesore e zëvendësimit protezik të një artikulacioni artrozik, është frenimi i fërkimit të kockave artikulare me njëra-tjetrën, gjë e cila jep dhimbje.

Zëvendësimi i artikulacionit të dhimbshëm dhe artrozik krijon një sipërfaqe të re për artikulacionin, i cili lëviz lirshëm pa shkaktuar dhimbje.

Qëllimi është të ndihmosh pacientet t’i kthehen aktivitetit të tyre të përditshëm me më pak dhimbje dhe hark lëvizjeje më të madh.
Zhvillimet e mëdha në fushën e zëvendësimit protezik të artikulacionit koksofemoral këto vitet e fundit kanë përmirësuar dukshëm rezultatet e ndërhyrjeve kirurgjikale. Ndërhyrja kirurgjikale për zëvendësimin protezik të artikulacionit koksofemoral, e quajtur gjithashtu artroplastike koksofemorale, po përhapet gjithmonë e më shumë me rritjen e moshës së popullatës në të gjithë botën.

Safak OnbasiogluNë Klinikën Albaturk Medical

është i pranishëm shpesh dr. Şafak Onbaşıoğlu, kirurg ortoped traumatolog, që zhvillon vizita për këto probleme:

  • Artrozë të artikulacionit koksofemoral dhe të gjurit
  • Dëmtim menisku e ligamenti
  • Traumat aksidentale
  • Traumat sportive
  • Probleme të shtyllës kurrizore dhe gjymtyrëve
  • Për të gjithë të interesuarit për shëndetin tuaj na kontaktoni

Nr. 04/2375967–0692020433

Dr. Şafak Onbaşıoğlu, Kirurg Ortoped Traumatolog

Me një përvojë 25-vjeçare në fushën e protezimit artikular ka një numër të madh suksesesh në rastet që kanë kryer protezim total të artikulacionit koksofemoral displazik dhe të dislokuar në të gjitha moshat.

Tashmë pacientët mund t’i kthehen jetës së përditshme në një periudhë akoma më të shkurtër me anë të vendosjes së protezave.

Shëndeti juaj në duar të sigurta, Albaturk Medical Consulting

Nr. 04/2375967–0692020433

Postime të ngjashme

Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
Kujdes! Mos i kombinoni këto pije me ilaçet e tensionit
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe