Probleme me kockat? Rezervoni vizitën tuaj me kirurgun ortoped turk

Albaturk

Doktor Safak Onbasioglu do të jetë për vizita në klinikën Albaturk në datat 10, 11, 13 dhe 14 Qershor 2016. Rezervoni vizitën tuaj!

Me përvojën e tij 30-vjeçare në fushën e mjekësisë dhe 23-vjeçare në fushën e kirurgjisë ortopedike, dr. Safak Onbasioglu është i përqendruar në artroplastikën totale të artikulacioneve (koksofemoral, gjurit, kyçit të këmbës, shpatullës, bërrylit, kyçit të dorës dhe artikulacioneve të vogla). Dhe ka një numër të madh suksesesh në rastet që kanë kryer protezim total të artikulacionit koksofemoral displazik dhe të dislokuar.

Safak OnbasiogluPërveç kirurgjisë protezike ai është specialist për traumat sportive, kirurgjinë artroskopike, çrregullimet neuromuskulare dhe kirurgjinë e dorës. Ai ka qenë gjithashtu mjek në ekipin mjekësor të skuadrës kombëtare turke të basketbollit, të Klubit sportiv Gallatasaraj dhe skuadrës së basketbollit Ulkersport të Euroligës.

Në Klinikën Albaturk Medical Consulting pacientët gjejnë gjithmonë një ambient serioz dhe të përkushtuar për konsultimin e problemeve të tyre dhe për ndjekjen në vazhdimësi të çdo sëmundjeje që ata kanë.

Ndërhyrja e protezimit artikular

  • protezimi i artikulacionit koksofemoral
  • protezimi i gjurit
  • protezimi i kyçit të këmbës
  • protezimi i shpatullës
  • protezimi i bërrylit
  • protezimi i kyçit të dorës

Kirurgjika artroskopike

  • artroskopi e gjurit
  • artoskopi e kyçit të këmbës
  • artroskopia e shpatullës

Kirurgji për traumat sportive

  • rupturat e tendinave dhe muskujve
  • dislokacionet e përsëritura
  • të gjurit dhe shpatullës
  • rupturat e menisqeve
  • dhe ligamenteve të kryqëzuar të gjurit
  • dëmtimet e indit kërcor

Kirurgji për traumat ortopedike

Thyerjet

  • trajtimi i thyerjeve që nuk janë ngjitur në mënyrën e duhur

Kirurgji neuro-ortopedike

  • zgjatimi e kockave të shkurtra
  • rritja e gjatësisë së trupit
  • sigurimi i lëvizjeve dhe funksionit nëpërmjet transferimit të tendineve
  • trajtimi i spasticitetit

Kirurgjia ortopedike pediatrike

  • dislokacion/displazi i lindur
  • i artikulacionit koksofemoral
  • deformimet e këmbës
  • anomalitë e gishtave

Kirurgjia e shtyllës kurrizore

  • ndërhyrje kirurgjikale për skoliozën
  • thyerjet e vertebrave
  • infeksionet e vertebrave
  • zhvendosje e vertebrave
  • ngushtimi i shtyllës kurrizore
  • herniet diskale

Kirurgji për tumoret ortopedike

Kirurgji e këmbës

  • deformime të gishtit të madh të këmbës

Kirurgji e dorës

Klinika ‘ALBATURK TURKISH MEDICAL CONSULTING’ me ekipin e mjekëve specialistë të çdo lloj fushe të mjekësisë është në shërbimin tuaj për çdo diagnozë, terapi dhe kirurgji në spitalet më cilësore dhe të besuara të Turqisë.

 

Rruga e Elbasanit, Pallati Klasik Konstruksion, Shk 1, Kati 6, Ap 23, Tiranë

  • Tel: (04) 23 75 967 Cel: 069 20 20 433
  • albaturk@yahoo.com
  • www.albaturk.com

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal