Probleme me mpiksjen e gjakut/ Agjencia Amerikane e Barnave pezullon përkohësisht vaksinën e Johnson & Johnson

Autoritet shëndetësore amerikane kanë kërkuar pezullimin e përdorimit të vaksinës Johnson & Johnson Covid-19 pas raportimeve të rasteve të rënda me mpiksje gjaku.

Përmes një njoftimi në Twitter, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave njofton se së bashku me Qendrën për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) po hulumtojnë mbi 6 rastet e rënda dhe një sërë rastesh me mpiksje gjaku tek individët që kanë marrë vaksinën Johnson & Johnson kundër COVID-19.

Të gjashtë personat ishin gra mes moshave 18 dhe 48, njëra nga ato humbi jetën dhe një tjetër grua në Nebraska është shtruar në spital në gjendje kritike.

Pothuajse shtatë milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara kanë marrë vaksinën e Johnson & Johnson deri më tani dhe afërsisht nëntë milionë doza të tjera janë dërguar për injektim.

“Sot FDA dhe @CDCgov lëshuan një deklaratë në lidhje me vaksinën Johnson & Johnson. Ne rekomandojmë një pauzë në përdorimin e kësaj vaksine,” thuhet në njoftimin e FDA.

Vendimi është një goditje për Johnson & Johnson ashtu edhe për planet e administratës për vaksinimin.

Burimi: BBC

Postime të ngjashme

Konfirmohet rasti i parë i Virusit të Nilit Perëndimor në Shqipëri
Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
VIDEO/ Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim  
Pas pagesave të kripura për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit