Probleme me stomakun, trajtime popullore

-Për shërimin e stomakut, merrni 50 gr lëng panxhar të kuq, 50 gr lëng patatesh të shtrydhura, 50gr lëng boronice. Përzihen në një enë . Lihen në atë enë për 7 ditë rresht. Ky lëng përdoret për mjekimin e gastriteve, hiperacideve, për shërimin e ulcerave në stomak e duoden.

-Merrni 10 gr rrënjë çikoreje, 10 gr fruta të dëllinjës së zezë, 30 gr hithra gjethe, 30 gr bar pelini. Merrni 2 lugë çaj nga kjo përzierje dhe valohet me 1 gotë ujë për 15 min. Pihet nga 2 gota çaj çdo ditë. Përdoret për mjekimin e gastriteve hiperacide.

-Në 2 litra ujë hidhni 3-4 lugë lule baseni të thara e të grimcuara. I zieni për 20-30 min. Pasi të ftohet e kullojmë dhe e shtrydhim. Pihet gjatë ditës 1 ose 2 gota ujë të vakët dhe të ëmbëlsuar sipas dëshirës.

-Zieni 2 lugë kafeje me gjethe të thara e të grira të manaferrës për 10-15 min. Kullojeni dhe pijeni 2-3 gota në ditë para buke.

-Merrni 1 lugë kafeje me bargjak të tharë në 1 gotë ujë. Të zihet për 10 min. Pihet 2-3 gota në ditë para buke, deri në shërimin e plotë të ulcerës.

-Merrni e zieni majdanoz 1 lugë gjelle, rrënjët e gramit 1 lugë gjelle dhe mustaqe misri 1 dorë. Zihet me 3 gota ujë për 15-20 min. Pihet 2 herë nga 1 gotë e gjysmë para buke, për 5-6 ditë rrjesht./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit