Kryefaqja Dieta Problemet e fshehura shëndetësore që po ju dëmtojnë kockat

Problemet e fshehura shëndetësore që po ju dëmtojnë kockat

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Artriti reumatoid

Artriti reumatoid është një sëmundje autoimunitare, ku sistemi mbrojtës i trupit sulmon artikulacionet dhe kockat, sidomos në duar dhe këmbëe. Përveç dhimbjes dhe ënjtjes në artikulacione, mund të ndiheni edhe të plogësht dhe të lodhur gjatë gjithë kohës. Për të mbajtur nën kontroll këtë sëmundje duhet të konsumoni sa më shumë ushqime anti-inflamatore dhe të kryeni aktivitet fizik për të forcuar zemrën dhe muskujt e tjerë, si dhe për të përmirësuar lëvizjen e artikulacioneve.

Osteoporoza

Osteoporoza është një nga sëmundjet më të shpeshta metabolike të kockave që karakterizohet nga reduktimi i masës kockore dhe prishja e mikroarkitekturës së saj. Duke humbur dendësinë e tyre normale, kockat bëhen lehtësisht të thyeshme, duke rritur në këtë mënyrë riskun për fraktura spontane.

Për të parandaluar shfaqjen e osteoporozës është mirë të fillohet që në moshë të hershme me një jetë sa më aktive, evitimi i jetës sedentare, marrja me aktivitete të ndryshme sportive, ushqyerja sa më e mirë me dieta të pasura me calcium, fosfor, magnez, vitaminë D siç janë qumështi dhe nënproduktet e tij, salmoni, sardelet, frutat e thata ose kondumimi i ushqimeve të fortifikuara me këto elemente.

Osteonekroza (nekroza avaskulare)

Kjo sëmundje shfaqet kur kockat, sidomos në krahë, artikulacione dhe shpatulla, nuk marrin mjaftueshëm gjak. Pa të, indet kockore kalojnë në kolaps dhe vdesin. Kjo gjendje shëndetësore mund të shkaktojë dhimbje dhe vështirësi në lëvizje. Shkaku mund të jetë një dëmtim, ilaçet ose sëmundje si kanceri, lupusi, HIV etj. Mund të keni nevojë për ilaçe, ndërhyrje kirurgjikale ose trajtime të tjera.

Diabeti tip 1

Kjo gjendje shëndetësore shfaqet zakonisht në fëmijëri, kur kokcta janë akoma duke u zhvilluar. Me këtë gjendje shëndetësore trupi prodhon më pak ose aspak insulinë, një hormon që ndihmon në kontrollin e niveleve të sheqerit në gjak. Diabeti tip 1 mund të dobësojë kockat. Pa mjaftueshëm insulinë, kockat mund të mos zhvillohen siç duhet. Mjeku mund të rekomandojë ilaçe, ndryshime në dietë dhe mënyrën e jetesës dhe analiza të herëpashershme të gjakut për të menaxhuar sëmundjen.

Osteoartriti

Osteoartriti është një formë e artritit që dëmton indet që mbulojnë fundet e kockave. Si kockat ashtu edhe kartilagu mund të thyhen dhe shkaktojnë dhimbje dhe ënjtje. Me kalimin e  kohës, ai mund të ndryshojë formën e artikulacioneve. Aktiviteti fizik dhe humbja e kileve të tepërta mund të ndihmojnë në menaxhimin e dhimbjeve. Mjeku mund të rekomandojë edhe ilaçe dhe trajtime të tjera, si stimulimi elektrik apo ndërhyrja kirurgjikale.

Sëmundja celiake

Shfaqet kur trupi është intolerant ndaj glutenit, një lloj proteine që gjendet tek drithërat. Kur e konsumoni, sistemi imunitar sulmon dhe dëmton zorrën e hollë. Kjo vështirëson procesin e absorbimit të lëndëve ushqyese në trup, përfshirë edhe kalciumit, për të cilën kockat kanë shumë nevojë. Nëse nga analizat rezulton që keni sëmundjen celiake, mund të keni nevojë për një dietë strikte pa gluten, kështu nuk do të zhvilloni humbje kockore dhe fraktura.

Hipertiroidizmi

Hipertiroidizmi shfaqet kur gjëndra dhjamore prodhon më shumë hormone se normalisht. Kjo gjendje mund të shkaktojë plogëshit, lodhje, pagjumësi dhe dridhje. Ajo përshpejton gjithashtu humbjen kockore, që nëse vazhdon për një kohë të gjatë pa u trajtuar, mund të zhvilloni osteoporozë.

Burimi: WebMD / Shendeti.com.al

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here