Problemet e QSUT-së, nga çarçafët deri tek aparaturat

 

Denisa Canameti

Problematikat në QSUT janë vërtet të shumta. Disa të pranuara, disa më pak të pranuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe drejtoria e spitalit. Megjithatë, problemet që ka ky institucion me aparaturat janë të dukshme, të evidentueshme dhe shumë herë të shprehura si nga mediat, nga mjekët apo dhe nga vetë pacientët.

mure qsutPërveç kësaj, edhe higjiena mbetet një problem jo pak i vogël. Gjithsesi, për çdo mungesë faji iu faturohet tenderave të papërfunduar.

Lidhur me problematikën e aparaturave dhe të higjienës në QSUT ,bluzat e bardha kanë reaguar në rrjetet sociale: “Çarçafët e QSUT -së, nëse ndërrohen më tepër se dy herë në javë kjo duhet bërë me firmën e shefave. Nuk mjaftuan 8 muaj për të organizuar një tender. Ndërsa ministri deklaron që ka 2 muaj që skanerat në QSUT nuk funksionojnë. Z. ministër, do të ishit më afër realitetit nëse do të deklaronit që në dy vitet e fundit skanerat kanë punuar vetëm 2 muaj. Për informacione më të sakta mund të pyesni radiologët e QSUT-së”, shprehet njëri prej mjekëve.

Gazeta “Shëndet+” e ka ndjekur herë pas here çështjen e mungesës së aparaturave që për fat të keq është një problem që qëndron. Që me ardhjen në krye të Shëndetësisë, ministri Ilir Beqaj është shprehur i shqetësuar se ekziston dikush që i prish për interesa që nuk diheshin ato aparatura, gjë që Beqaj u zotua që do ta rregullonte.

Por, siç duket dhe siç raportohet nga vetë specialistët e shëndetit, ky shkatërrim nuk është mundur të ndalet dhe interesat vazhdojnë të veprojnë pa e ditur se cilët janë aleatët.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim