Problemet e thonjve dhe anomalitë e tyre

Thonjtë mund të japin të dhëna për shëndetin tuaj të përgjithshëm. Në gjendje normale thonjtë duhet të kenë ngjyrë dhe fortësi të qëndrueshme. Është e natyrshme që me rritjen e moshës, thonjtë do të dobësohen dhe do të marrin ngjyrë pak sa më të verdhë, por ky fakt nuk duhet t’ju shqetësojë. Shqetësues do të ishte fakti nëse thonjtë do të kishin njolla të bardha ose me ngjyrë, ose do të thyheshin shpejt.

Thonj të bardhë: thonj te bardheNëse thonjtë kanë ngjyrë shumë të bardhë, atëherë ka gjasa të vuani nga problemet e mëlçisë të tilla si hepatiti. Kur thonjtë ju zbardhen mund të jetë shenjë e ndonjë sëmundje si: anemi, sëmundje të mëlçisë, zemrës ose kequshqyerje.

Thonj me njolla të bardha: thonj me pika te bardhaNëse pika të bardha ju shfaqen mbi thonj mund të jetë diçka normale, por nëse vazhdojnë të jenë të pranishme për një kohë të gjatë atëherë ky është fakt për t’u shqetësuar. Një nga sëmundjet kryesore që kanë simptomën e thonjve me pika të bardha është leukonychia. Infeksionet bakteriale ose fungale në thonj mund të shkaktojnë pika të bardha gjithashtu. Disa nga sëmundjet e tjera që shfaqin thonj me njolla të bardha janë helmimi arsenik, sëmundjet e veshkave dhe problemet e frymëmarrjes.

Thonjtë e verdhë: thonj te verdheNë rastin kur keni thonj të verdhë, rritja e tyre vjen në mënyrë shumë të ngadalshme. Një nga shkaqet më të zakonshme të thonjve të verdhë është rasti i infeksionit fungal. Nëse infeksioni përkeqësohet, atëherë thonjtë do të marrin ngjyrë të verdhë edhe më të theksuar, do të trashen dhe do të pësojnë shkëputje të dukshme nga gishti. Në raste të rralla, thonjtë e verdhë mund të tregojnë probleme me frymëmarrjen, sëmundje të tiroides, mushkërive, bronkit kronik, diabet, psoriasis etj.

Thonj me ngjyrë të kaltër (ose blu): thonj te kalterTermi mjekësor i këtij fenomeni quhet cianozë, dhe mund të jetë shenjë e disa çrregullimeve shëndetësore. Në disa raste ndikojnë temperaturat e ulëta sepse ngadalësohet rrjedhja e gjakut nëpërmjet lëkurës dhe thonjtë marrin ngjyrë të kaltër. Ky ngjyrim i rastësishëm i thonjve mund të vijë edhe për shkak të hemoglobinës së ulët, e cila mbart oksigjenin në qelizat e kuqe të gjakut. Në raste të tjera, thonjtë me ngjyrë të kaltër mund të shkaktohen nga  sëmundjet e mushkërive si asma, emfizema bronkiti kronik etj. ajo mund të jetë një shenjë e problemeve të zemrës, nga mbidoza e barnave të caktuara si narkotikët, benzodiazepinat dhe disa qetësuesve.

Thonj me ngjyrë të gjelbër: Thonjtë e gjelbër janë rezultat i një infeksioni pseudomonal, infeksion ky që zakonisht shkaktohet nga mjedisi. Kjo do të thotë që njerëzit që kanë sistemin imunitar të dobët janë më të ndjeshmit nga këto infeksione.

Zhvendosja e thonjve: zhvendosja e thonjveZhvendosjet e vogla të pjesës kërcore të thonjve janë të zakonshme tek njerëzit që kanë psoriasis, e cila është një gjendje e karakterizuar nga arna dhe luspa në lëkurë. Zhvendosja e thonjve mund të jetë e lidhur dhe me çrregullime të indit lidhor, të tilla si sindromi Reiter.

Thonj të plasaritur: thonj te plasariturThonjtë e brishtë që plasariten lehtë janë të lidhura zakonisht me sëmundjet e tiroides. Plasaritja e thonjve e shoqëruar me ngjyrën e verdhë të tyre, tregojnë për ndonjë infeksion fungal. Nivelet e ulëta të vitaminës C, acidit folik dhe disa proteinave dhe mineraleve të tjera janë shkaktarët kryesorë që çojnë në plasaritjen dhe thyerjen e thonjve.

Thonj me linja të errëta: thonj me linja te erretaNëse keni lëkurë të errët, kjo është e zakonshme që të keni vija pigment të melaninës poshtë thonjve. Megjithatë, ju duhet të kontrolloheni nga një mjek nëse linjat e errëta (vija) e theksojnë ngjyrën më shumë dhe qëndronjë për një kohë të gjatë. Kjo mund të tregojë një formë të kancerit të lëkurës të quajtur melanoma subungual, lloji më i rrezikshëm i kancerit të lëkurës. Pigmenti i vijës së errët në thonj mund të ndikojë edhe në lëkurën përreth.

Thonj me njolla kafe: thonj me njolla kafeKy ngjyrim thonjsh është pak më i zakonshëm se të tjerët sepse mund të vijë dhe nga ndonjë dëmtim që mund t’i bëni gjatë ditës thonjve. Në rastet kur nuk jeni vrarë, njollat kafe tëk thonjtë mund të tregojnë sëmundje të zemrës, psoriasis, artrit etj.

Thonj me degëzime: thonj me degezimeNë keto raste pamja e thonjve do të duket sikur keni njolla dylli mbi të. Nëse thonjtë kanë degëzime (gunga), mund të keni mungesë të vitaminës B. sëmundjet që lidhen me këtë fakt janë diabeti mellitus, çregullimet tiroide, ndryshimet hormonale, stresi etj. Degëzimet e thonjve shkaktohen zakonisht nga plakja dhe fillimisht fillon të degëzohet thoji i gishtit të madh dhe më pas të tjerët.

Onychorrhexis: OnychorrhexisKjo është një sëmundje që i prek thonjtë zakonisht në pleqëri. Ky është një fenomen që i bën thonjtë të duken me degëzime të gjata vertikale dhe horizontale. Çrregullime të tilla mund të vijnë nga kequshqyerja dhe mungesa e vitaminave dhe mineraleve thelbësore për organizmin. Në rastet kur i bëni thonjtë shpesh me xhel mund t’ju bëhen thonjtë me gunga gjithashtu. Një nga shkaqet thelbësore të Onychorrhexis janë çrregullimet e gjendrës tiroide. Siç e përmendëm më sipër kequshqyerja është një tjetër fakt që çon në çrregullimin e formës së thonjve. Kështu, bulimia dhe anoreksia janë 2 sëmundje psikologjike që çojnë në dëmtimin e thonjve gjithashtu.

Paronychia: Paronychia-Paronychia është emri i një inflamacioni që shkakton dalje të indeve të buta dhe të lëkurës afër thonjve në formë gunge me ngjyrë të kuqë dhe është shumë e dhimbshme. Paronychia mund të jetë akute ku mund të zgjasë disa orë, ose kronike ku shfaqet për më shumë se 6 javë dhe shkaktohet nga infeksioni, dëmtimet etj. shkaqet nga të cilat mund të shkaktohet janë ekzema, psoriasis, diabeti ose HIV-i. Kjo lloj sëmundje prek 3 herë më shpesh gratë sesa burrat.

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Konsumimi i shumë ushqimeve të përpunuara rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru
Prokuroria e Tiranës nis hetimet për ‘Rejsi Farma’, dyshohet për abuzime me rimbursimet dhe hedhje në treg të barnave të skaduara
“Do ta mbaj fjalën” – Ministrja e Shëndetësisë: Brenda vitit do ta kemi aparaturën e brakiterapisë
Ministrja e Shëndetësisë: Synojmë që pacientët shqiptarë të kenë trajtime të krahasueshme me ato të vendeve të BE
Pse zgjoheni vazhdimisht të lodhur dhe si ta përballoni këtë gjendje
Si të humbni peshë lehtësisht duke hequr dorë vetëm nga një zakon i keq
Shëndetësia “nga xhepi”, familjet shqiptare paguajnë faturën më të lartë në rajon
Pyetësor - Kur dhunuesi nuk trajtohet, viktima nuk mund të mbrohet