Problemet me zemrën, mjekja: I ftohti dhe gripi, rrezik për ishemi dhe trompoza

Shëndeti i personave që vuajnë nga probleme kardiake, mund të përkeqësohet gjatë dimrit. Mjekja kardiologe Manjola Lika thotë se tashmë është piku i vizitave ambulatore për sa i takon komplikacioneve të zemrës, ndikuar nga moti.

“Rastet e pacientëve që janë në kushtet e virozave, të cilat ndiejnë dhimbje në kraharor, mbajtje fryme apo rëndesë të gjendjes së përgjithshme, gjendje lipotemie janë pacientë të cilët janë të shtuar në këtë situatë”, thotë Manjola Lika, kardiologe.

Mungesa e kujdesit nga vetë pacienti, kur ditët janë të ftohta mund të çojë nga ishemi deri në vdekje të papritura.

“I ftohti jep një vasokontruksion në organizëm e cila reflektohet me shifra më të larta të presionit arterial, ndërkohë vetë i ftohti rrit viskozitetin e gjakut duke i bërë pacientët kardiakë të prirur për tromboza, evente ishemike të zemrës apo evente më fatale siç është infarkti i miokardit dhe vdekjet e papritura”, shprehet mjekja.

Jo më pak ndikon virusi i gripit tek kjo kategori të sëmurësh kronikë. Edhe në rastet e një gripi të lehtë gjendja mund të rëndohet në pak kohë duke shtuar riskun për probleme kardiake.

Sipas mjekes, shumica e pacientëve që vuajnë nga probleme kardiake janë mbi 50 vjeç, por nuk mungojnë as rastet e sëmundjes tek të rinjtë e cila ndikohet gjithmonë e më tepër nga stili i jetesës.

Postime të ngjashme

Mjeku Sotiraq Lako: Preparatet me bazë hekuri për mjekimin e anemisë
Sot Dita e Talasemisë! Mjekët bëjnë thirrje për të dhuruar gjak për të ndihmuar të prekurit nga kjo sëmundje
Suplementet e kalciumit, rreziku serioz për shëndetin e zemrës?
Çfarë është kanceri në fazën 0? Ja çfarë duhet të dini rreth kësaj diagnoze të pazakontë
Si shfaqen dhe përkeqësohen problemet me mëlçinë?
Çfarë janë alergjitë? Simptomat, shkaqet, diagnoza, trajtimi dhe parandalimi
Ndikimet e potomanisë në shëndetin tuaj
Ekspertët e Harvardit paralajmërojnë se katër zakone të zakonshme po dëmtojnë trurin tonë