Problemet shëndetësore që mund të dëmtojnë veshkat

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Sëmundja kronike e veshkave

Kur probleme shëndetësore (si diabeti) prekin veshkat, mund të shkaktojnë sëmundje kronike të veshkave. Ky është një dëmtim i përhershëm që mund të përkeqësohet me kalimin e kohës. Nëse janë aq të dëmtuara sa nuk mund të funksionojnë, atëherë është edhe faza e fundit e sëmundjes së veshkave. Trajtimi zakonisht në këtë rast është dializa – një pajisje kryen punën që normalisht duhet ta kryenin veshkat – ose transplanti – kur merr një veshkë të shëndetshme nga një dhurues.

Nga diabeti, kolesteroli dhe tensioni i lartë i gjakut, deri tek kanceri,ja cilat janë disa nga problemet shëndetësore dhe sëmundjet e rënda që mund të shkaktojnë dëmtim të veshkave. Shfletoni galerinë…

Diabeti

Diabeti është një ndër shkaqet kryesore të dëmtimit të veshkave, ku shkakton dëmtim të enëve të vogla të gjakut dhe filtruesve të këtyre organeve. Prandaj ato e kanë të vështirë të pastrojnë gjakun. Gjaku grumbullon më shumë kripë dhe ujë seç duhet, dhe ka më shumë mbetje në sistem. Dëmtimi nervor i shkaktuar nga kjo sëmundje bën që urina të rikthehet sërish dhe dëmtojë veshkat nga presioni i lartë ose infeksioni.

Tensioni i lartë i gjakut

Nëse presioni i gjakut në trup është shumë i lartë, mund të shkaktojë dobësim të enëve të gjakut, përfshirë edhe to të veshkave. Kjo i pengon veshkat të nxjerrin mbetjet siç duhet, dhe lëngjet e tepërta në enët e gjakut mund të rrisin tensionin e gjakut edhe më shumë, duke shkaktuar një cikël të rrezikshëm. Tensioni i lartë i gjakut mund të trajtohet me ilaçe dhe ndryshime në mënyrën e jetesës, si dieta ushqimore, aktiviteti fizik dhe ulja e niveleve të stresit.

Kolesteroli i lartë

Nëse keni nivele të larta të kolesterolit të keq, ai mund të grumbullohet në enët që transportojnë gjakun dhe kalojnë edhe veshka, duke ndikuar kështu në funksionimin e tyre. Kolesteroli i lartë rrit gjithashtu rrezikun që të zhvilloni tension të lartë të gjakut dhe diabet. Një test gjaku mund të zbulojë nëse nivelet e kolesterolit janë shumë të larta.

Mieloma e shumëfishtë

Kjo formë e kancerit prek qeliza e bardha të gjakut (plazma) që ndihmojnë në luftimin e infeksioneve. Qelizat kancerogjene zhvillohen tek palca kurrizore duke u bashkuar kështu me qelizat e shëndetshme të gjakut dhe zhvilluar antigjene anormale që mund të shkaktojnë probleme me veshkat. Më shumë se gjysma e njerëzve me mieloma të shumëfishtë përfundojnë me probleme me veshkat.

Bllokim urinar

Nëse nuk mund të urinoni, do të thotë se urina rikthehet pas dhe mund të shkaktojë dëmtim të veshkave. Mund të shkaktojë presion dhe zhvillim të infeksionit në veshka dhe pjesë të tjera të trupit. Prostata e zmadhuar, kanceri i prostatës, gurët në veshka, kanceri i fshikëzës, mpiksjet e gjakut në traktin urinar dhe kanceri i zorrës janë disa nga gjendjet që mund ta shkaktojnë këtë sëmundje. Flisni me mjekun nëse urinoni më pak ose më shpesh se zakonisht, ose nëse vëreni gjak në urinë.

Postime të ngjashme

Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë