Problemet shëndetësore që zgjidh masoterapia

Për gazetën “Shëndet+”, fizioterapisti Petrit Drini (materiali i plotë u botua në gazetën e datës 9 nëntor 2015)

Efektet dhe pёrfitime pozitive nga marrja e njё masazhi janё si mё poshtё.

1. Masazhi pёrmirёson dhimbjen kronike
Kjo mund tё jetё mёse e qartё, por ka shumё njerёz rreth nesh qё jetojnё me probleme kronike tё mesit, shpatullave dhe qafёs. Masazhet mund tё reduktojnё shkaqet e kёtyre dhimbjeve, dhe mund tё jetё njё trajtim mё i shёndetshёm dhe holistik sesa marrja e barnave apo format e tjera tё luftimit tё dhimbjes.

masazh2. Masazhi nxit njё gjumё mё tё mirё
Shumё njerёz kanё probleme me pagjumёsinё. Kur marrim njё masazh, ai jo vetёm redukton tensionin muskular, por mund tё ndryshojё gjithashtu nivelet tona hormonale nё mёnyrё tё tillё qё lejon njё relaksim mё tё thellё. Masoterapia lidhet me rritjen e valёve delta nё tru, tё cilat lidhen me gjumin e thellё dhe çlodhёs.

3. Masoterapia ndihmon nё depresionin e lehtё
Masoterapia kryhet pёr tё ҫliruar tensionin, stresin dhe ankthin qё shpesh shoqёrohet me depresion tё lehtё. Besohet qё shqetёsimet fizike mund tё sjellin ndryshimet nё bio-kiminё tonё dhe reduktojnё nivelin e kortizonit qё ёshtё hormoni i stresit nё trupin tonё. Nёse nivelet e kortizonit janё rregullisht shumё tё larta, mund tё ҫojё nё shumё lloje ҫekuilibrimesh nё sistemin tonё, pёrfshirё edhe depresionin. Masazhi mund tё jetё njё mёnyrё efikase, natyrale pёr tё rregulluar kёto nivele hormonale duke krijuar njё gjendje tё kёndshmё, relaksuese nё mirёqenien tonё mendore dhe fizike.

4. Masazhi ёshtё njё mёnyrё shumё e mirё pёr tё nxitur imunitetin tuaj
Kur jemi tё stresuar dhe me ankth pёr njёfarë kohe, ёshtё mё e vёshtirё pёr trupin tonё tё luftojё dhe mbrohet nga sёmundje ndaj tё cilave ekspozohemi ҫdo ditё. Mjafton edhe njё prekje e lehtё dhe e butё pёr tё lejuar sistemin limfatik pёr tё shkarkuar mbetje tё metabolizmit, si dhe baktere, viruse nga trupi ynё nё mёnyrё mё efektive, duke rritur kёshtu mundësitё tona pёr tё luftuar mikrobet me tё cilat jemi nё kontakt si pjesё e jetёs tonё tё pёrditshme.

Postime të ngjashme

Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç