Problemi me organin gjenital që shumë meshkuj e injorojnë

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Edhe pse shumë meshkuj janë diagnostikuar me disfunksion erektil, ose impotencë seksuale, nuk marrin trajtim për këtë problem, thonë hulumtuesit shkencorë nga Universiteti Southern Illinois.mashkull

Hulumtuesit shkencorë analizuan të dhënat shëndetësore të 6.2 milionë meshkujve të diagnostikuar me disfunksion erektil, dhe zbuluan se vetëm 25% e tyre kishin marrë trajtim për një periudhë 12-mujore.

Një arsye sepse nuk kërkojnë trajtim është kostoja e lartë: Shumë ilaçe nuk kanë akoma versione gjenerike, dhe shumë kompani prodhojnë sasi të limituar ilaçesh që nuk i mbulojnë të gjitha kërkesat.

Meshkujt gjithashtu  e kanë për turp të marrin ilaçet në farmaci, ose mendojnë se disfunksioni erektil ose impotenca seksuale nuk është një problem shumë shqetësues.

Cilado qoftë arsyeja për shmangien e trajtimit, pasojat janë të pashmangshme: “Shëndeti seksual është një aspekt i rëndësishëm në jetën e një mashkulli. Meshkujt gjithashtu jetojnë më shumë kur kanë një jetë seksuale aktive”, thotë dr. Kevin McVary, autori kryesor i studimit.

“Kjo është një sëmundje mjekësore që kërkon menjëherë trajtim”.

Burimi: Men’s Health/ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Çfarë ndodh me trupin kur ha boronica çdo ditë – Eksperienca ime si diabetike tip 1
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare