Produkte me përmbajtje kikiriku për bebet? Ja çfarë thonë mjekët!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+” dhe Shëndeti Online: Elena Beta

Fëmijëve të vegjël duhet t’u jepen produkte me përmbajtje kikiriku herët, duke filluar nga katër muaj- për të zvogëluar rrezikun e alergjisë, sipas udhëzimeve të reja të studimeve amerikane.

Në të kaluarën mjekët kanë këshilluar prindërit të presin deri sa fëmija të mbushë tre vjeç.
Studimet kanë treguar se rreziku për t’u prekur nga alergjia mund të ndodhë nga konsumimi i këtij gjalpi më herët se 4 muaj nga lindja.

Instituti Kombëtar i Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive tha se udhëzimi i ri ishte një hap i rëndësishëm përpara.

Megjithatë, fëmijët e vegjël nuk duhet të hanë kikirikë, për shkak të rrezikut të mbytjes.

Udhëzimi i ri thotë:

Fëmijët me alergji të tjera ose ekzemë duhet të fillojnë ushqimet me përmbajtje kikiriku mes katër dhe gjashtë muajsh, me mbikëqyrjen mjekësore.

Dr Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive, ka thënë: “Ne presim që zbatimi me përpikmëri  i këtyre udhëzimeve nga ana e ofruesve të kujdesit shëndetësor, do të parandalojë zhvillimin e alergjive të shkaktuara nga produket me përmbajtje kikiriku në shumë fëmijë”.

Michael Walker, anëtar i Akademisë Evropiane të Alergjisë dhe Imunologjisë Klinike, ka thënë: “Udhëzimet janë të bazuara në hulumtimet mjekësore të kryera në Britaninë e Madhe.

Burimi: bbc

Postime të ngjashme

QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis