Produktet e pasura në hekur, vlerat dhe vetitë

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Mishi i kuq është padyshim burimi kryesor i hekurit (një racion me mish pa dhjamë siguron 2.5 mg ose 14% të sasisë ditore). Por, mund ta merrni këtë mineral edhe nga burime të tjera bimore dhe shtazore, të cilat janë edhe më të shëndetshme.

Duhet thkesuar se hekuri i marrë nga burimet shtazore absorbohet më mirë se ai nga produktet bimore. Prandaj vegjetarianët duhet të konsumojnë më shumë se sasia e rekomanduar çdo ditë. Gratë e moshës 31-50 vjeç duhet të marrin rreth 32 mg hekur në ditë, ndërsa ato mbi 50 duhet të marrin 14 mg. Mund të përmirësoni gjithashtu absorbimin e hekurit të marrë nga produktet bimore duke i ngrënë së bashku me burime të vitaminës C, si limoni apo qitrot.

Ja cilat janë 7 ushqimet e shijshme që përmbajnë më shumë hekur se një racion me biftek.

Fasule

Fasulet janë të pasura me fibra, proteina dhe hekur . Në një kupë me fasule do të mund të merrni 4 mg hekur.

Spinaq

Do të mund të merrni 6 mg hekur në një kupë me spinaq të gatuar, plus një të tretën e sasisë së rekomanduar çdo ditë për kalciumin dhe dozën e plotë të vitaminës A. (Ja pse Popaji i pëlqente aq shumë).

Produktet e sojës

Një kupë me produktet e sojës siguron 3.5 mg hekur. Ato janë të pasura edhe me proteina dhe kalium.

Thjerrëzat

Në një kupë me thjerrëza të gatuara do të mund të merrni 7 mg hekur (39% të dozës ditore).

Bollgur

Ushqimi i preferuar i mëngjesit siguron 4 mg hekur në gjysmë kupë me bollgur.

Kuinoa

 

Mund të mendoni se çfarë është kuinoa: Është një perime që i përmban të gjitha 9 aminoacidet që trupi nuk mund t’i prodhojë vetë, dhe ka 3 mg hekur për një kupë me kuinoa të gatuar.

Gocat e detit

4 goca deti sigurojnë 4 mg hekur (22% e sasisë ditore). I njëjti racion gjithashtu siguron edhe sasinë e rekomanduar për zinkun, një mineral që nuk gjendet shumë tek produktet natyrale.

Burimi: Prevention / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?