Produktet farmaceutike në lumenj kërcënojnë shëndetin global

Ndotja e lumenjve botërorë nga ilaçet dhe produktet farmaceutike përbën “kërcënim për ambientin dhe shëndetin global”, është thënë në një studim të kryer nga Universitetit i Jorkut.

Paracetamoli, nikotina, kafeina dhe ilaçet për epilepsi dhe diabet janë vërejtur më së shumti në ambient. Lumenjtë në Pakistan, Bolivi dhe Etiopi kanë qenë në mesin e më të ndoturve.

Lumenjtë në Islandë, Norvegji dhe zonën e Amazonës, kanë qenë në gjendje shumë më të mirë. Ndikimi në ambient i shumë komponimeve farmaceutike është ende i panjohur.

Megjithatë për disa tashmë dihet se mund të ndikojnë në zhvillimin dhe prodhimin e peshqve dhe shkencëtarët frikësohen se rritja e prezencës së antibiotikëve në lumenj mund të kufizojë efektin e ilaçeve.

Për studim janë marrë mostra nga 1,000 zona, në më shumë se 100 shtete.

Në përgjithësi, më shumë se një çerek i 258 lumenjve kanë pasur ata që njihen si “përbërës aktivë farmaceutikë”, në nivele që konsiderohen jo të sigurta për organizma ujorë. Në raport është thënë se rritja e prezencës së antibiotikëve në lumenj mund të çojë në zhvillimin e baktereve rezistente, duke dëmtuar kështu efektin e ilaçeve dhe duke kërcënuar shëndetin global. Zonat më të ndotura kanë qenë ato të shteteve më të ardhura të ulëta. /REL

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet