Produktet që përdorni dhe s’janë aspak të shëndetshme

Sfungjeri i dushit: ky është një produkt që mund ta bëjën dushin të shkumuar dhe mund të mendoni se ju pastron, por s’është aspak e vërtetë. Sfungjerët shërbejmë si “mjedis” për mikrobet, bakteret dhe mykun. Nëse keni plagë të vogla të hapura, sfungjeri i trupit do t’i infektonte ato. Nëse nuk hiqni dorë nga sfungjeri, atëherë zgjidhni një me fibra dhe shpërlajeni gjithmonë me ujë të ftohtë.

sfungjerPastruesit e hundës (kur bllokohen): nuk janë aspak të shëndetshëm sepse asnjëherë nuk ju pastrojnë mjaftueshëm dhe mund t’ju rrisin rrezikun e mykut dhe patogjeneve në hundë. Këto lloje pastruesish mund t’ju shkaktojnë alergji dhe inflamacion.

Kruajtëset e veshit: këto pajisje nuk e heqin dyllin tërësisht, ato mund ta shtyjnë atë më në brendësi të veshit. Nëse aksidentalisht e shtyni kruajtësen e veshit më shumë seç duhet, ajo mund të çajë daullen e veshit.

Sapuni antibakterial: nuk janë aspakt të efektshëm në zhdukjen e mikrobeve, madje sipas studimeve është vërtetuar se ato mund të nxisin rezistencën ndaj mikrobeve.

Karrigia: qëndrimi për një kohë të gjatë ulur në karrige mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, obezitetit, dhimbjet e kurrizit etj.

Blenderi: unaza e gomës që shërben për mbajtjen e briskut që pret frutat dhe perimet, sipas studimeve rezulton të jetë një strehë e grumbullimit të baktereve si Salmonella, E.coli, majasë dhe mykut.

Mjetet e thonjve: të gjitha mjetet e thonjve nëse nuk pastrohen me alkool pas përdorimit mund të përmbajnë mikrobe dhe baktere të panumërta që mund të irritojnë dhe infektojnë lëkurën. Lani duart menjëherë pas prerjes së thonjve.

Arushët e pellushit: janë shumë të bukur dhe mund ta zbukurojnë dhomën, por janë faktori kryesor i alergjive, megjithëse nuk mund ta kuptoni. Ato mbledhin pluhurin dhe mikrobet e dhomës dhe mund t’ju shkaktojnë teshtima, sy të skuqur dhe të irrituar etj.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Kur sigurimi vjen në telefon: SiCRED sjell blerjen online të policave
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi