Profesionistët e Mjekësisë kanë dhënë sot një deklaratë për shtyp në të cilën thuhet:
NDAL … dhunes dhe denigrimit te bluzave te bardha!
Nese kur lindim qajme, kjo sdo te thote qe te qajme tere jeten. Qajme sepse vijme ne nje stad tjeter jete
jashte mitre, qajme sepse na duhet te pershtatemi me nje ambient te ri, sepse perballemi me komponente te rinj te jetes tone jashte mitre.
Ky stad eshte fillimi, sepse sfida te tjera ne jete na presin. Pastaj qajme, sepse kerkojme ushqim, qajme sepse kerkojme ne na nderrojne, pra me pak fjale qajme edhe sepse nuk kemi mundesi per ti kryer keto funksione me forcat tona.
Por dite pas dite, ne fillojme te qeshim, fillojme rrezojme gjera rreth e rrotull, fillojme edhe te ndertojme kala, ndertesa me lodra, por perseri sfida te tjera na presin ne jete.
Dikush me vone deshiron te behet pilot, dikush tjeter polic, ndersa te tjere duan te behen mjeket, infermiere, stomatologe, farmaciste dhe keshtu me radhe. Investohemi maksimalisht shpirterisht, menderisht dhe materialisht qe keto investimet e fundit nuk e kuptojme si fillim sepse kete na e mbulojne prinderit apo te afermit tane. Ne fund kuptojme se te tere kete investim kompleks e kemi bere per te patur nje profesion, per te dhene nje kontribut ne shoqeri, per tu paguar per kete kete profesion sepse tashme edhe ne dikur femije jemi rritur, kemi krijuar familjet tona, kemi deyrimet tona ne familje dhe shoqeri.
Keshtu, qe mjeku ne teresi eshte profesion qe nje pjese e konsiderueshme e femijeve, me pas adoleshenteve e kane patur te pakten nje moment ne enderr per tu bere te tille, per te ndihmuar te tjeret ne nevoje, per te patur respektin qe mjeku ka ne teresi ne shoqeri, per vete misionin fisnik qe ai/ajo ka. Por shume prej tyre nuk e dine se sa sfidues dhe kompleks eshte udhetimi gjate deri ne marrjen e te drejtes per te ushtruar kete profesion, dhe te tjere qe e kane prere kete bilete udhetimi te gjate, nuk e dine se sa sfidues eshte profesioni fisnik ku kerkon jo vetem njohuri teorike, por kerkon aftesi praktike, kerkon perditesime, kerkon mprehtesi ne nivel milimetrike dhe miligrami, kerkon njohuri psikologjike, kerkon diplomaci, kerkon te jesh degjues i mire, foles i qarte dhe i sakte.
Aq me keq qe nuk e dine qe profesioni i mjekut sot edhe ne bote nuk eshte me me i paguari edhe bote e zhvilluar, sidomos duke marre ne konsiderate periudhes se gjate te studimeve baze, studimeve specializuese, kualifikuese, trajnuese, perditesimeve peridorike, edukimit ne vazhdim, konferencave, botimeve, titujve qe duhet te marrin per ato qe kane interes akademik, apo pune kerkimore. Pra me pak fjale shume kohe larg disa pasioneve njerezore te pjeses me te madhe te shoqerise, sepse dita ka vetem 24 ore. Por, megjithese nuk eshte profesioni me i paguar, po prape ne tere boten profesioni i mjekut eshte deshiruar, i lakmuar, i adhuruar, i kerkuar dhe ky trend nuk do vdese kurre.
Ne vazhdim, ne vendin tone, si nje vend ne zhvillim, ku akoma ligji i xhungles zbatohet ne nivel kapilar, kjo prek cdo nivel te shoqerise, kjo te merr frymen, kjo te demoralizon, kjo te mbyt, te zemeron, te ben edhe te keq sado te sofistikuar ti kesh instiktet e mira. Kjo ndodh ne nje pjese te madhe te shoqerive te ketyre vendeve, nje pjese ne fakt jane mjeshtra te ketyre situatave, sepse ata jane eskperte per te perfituar, per tu pasuruar, per tu bere perendor multi miljon eurosh me kompani, me pasuri te luajtshme dhe te paluajtshme, me aksione brenda dhe jashte vendit.
Disa e quajne kete periudhe tranzicioni, por ne mjekesi pjesa tranzitore fillon me pak sekonda deri pak ore ose maksimumi dite, pastaj quhet permanent – i perhershem. Pra termi tranzicion, demokraci e re, apo demokraci tranzitore nuk mund te quhet sepse pot e kishte qene femije ky “tranzicion” sot do ishte goxha zoteri apo zonjushe/zonje sepse do te ishte 25 vjec. Pyetja eshte; a mund te quhet kjo Mr.Miss/Mrs Transitation ?!! Pergjigja besoj se dihet….
Si perfundim, ne mjeket, ne bluzat e bardha ne Shqiperi, kemi kaluar tere kete udhetim me plot sfida per te marre te drejten e ushtrimit te profesionit, dhe kur me tere deshire dhe passion kerkojme qe ti aplikojme keto njohuri ne kujdesin ndaj pacientit, hasim veshtiresi nga me te pa pranueshmet, sepse nuk ka konkurim me meritokraci per nje vend pune, sepse duhet ta pranojme shume shume mijera euro kerkohen ne kembim te nje vendi pune.
Diplomat, specializimet, kualifikimet, referimet, asgje nuk pijne uje. Ne fakt ne tere boten, vetem me nje CV dhe me nje fotokopje te ketyre dokumentacione vazhdon pune, me nje aplikim online/fax apo me poste, dhe do marresh pergjigje per nje interviste pune, ku ketu eshte Shansi 50 me 50 % sepse varet se sa i zoti apo e zonja je per tu mbushur mendjen qe je me i miri. Pastaj fillon nje periudhe prej 3 muajsh nen monitorim te perfomacnes ne pune, dhe nese gjate kesaj periudhe tregon performance profesionale pastaj vazhdon rrugutimi i qete ne ushtrimin e profesionit, duke shplosur inteligjencen, intuiten dhe kerkesat ndaj vetes per permisim te vazhdueshem per nje kujdes cilesor mjekesor ndaj pacientit.
Ndersa ne Shqiperi, kjo nuk funksionon keshtu, sikurse u citua me lart, dokumentacioni profesional, ligjor, institucional, nuk kane vlere. Duhet te pagush qe te marresh nje vend pune. Nuk ka meritokraci, konkurence, sepse nuk ka patur ka 25 vite, te tjere thone edhe me shume, por sepse edhe atehere duhet te ishe djali apo vazja e filanit, djali/vajza e xhaxhait te filanit, kusheriri i filanit, dhendri apo nusja e djalit te filanit, etj, etj si keto. Tashme keto duhen, por duhet edhe zarfi me euro, jo si Shqiperia 1 Euro, por duhen mijera mijera euro. Sikurse edhe “njohje” te kesh ne pushtet lokal apo ate qendror, sikurse edhe politikane apo deputete te njohesh pa mase, po prape keta nuk kane fuqi, peshe, apo ndoshta edhe respektin e drejtoreve te qendrave shendetesore, ministrit te shendetesise. Sikurse te jesh jo vetem nje vote, por edhe te kesh edhe familje apo fis dhe miqesi qe perkthehet ne mijera vota, keta politikane apo deputete qe vete i kemi zgjedhur nuk kane fuqi/autoritet per te thene kjo vajze apo djale eshte e zonja apo i zoti, dhe po futem mik jo per ti dhene dicka qe nuk i takon, por per ti mbrojtur te drejten.
Ne fakt, duhet te funksionoje me meritokraci, pa asnje nderhyrje, por edhe ne boten perendimore, ose edhe ne kohen e Zogut ne Shqiperi, rekomandimet kishin nje vlere, sepse tregonte qe je nje person i denjte per ate vend pune qe po aplikon, dhe qe ke punuar me X person te nderuar dhe kjo tregon qe je i/e nxene.
Sot, ne mjekesi, z. Kryeminsiter, cdo punesim i personelit mjeksor, mjeke, infermiere, tekniciente apo te tjere behet behet me shume dhimbje monetare dhe psikologjike, pashallaret dhe sulltaneshat qe jane si drejtore institucionesh, e trajtojne ate vend si prone personale, kujtojne se ua ka lene babait trazhgim, dikush mund te kete te drejte ne fakt se mund te jete aty per hir te babait, mamase apo dikujt tjeter, por kjo eshte vetem nje nga gangrenat. Sepse, pastaj fillojne shefat, pergjegjesit e reparteve qe edhe keta sikurse drejtuesit e institucioneve, nje pjese e konsiderueshme, jo te tere te kuptohemi, nuk te lene te ushtrosh profesionin e tyre ne menyre autonome bazuar vetem ne protokollet klinike, por duhet firma e tyre per cdo shtrim pacienti apo intervent.
Sikurse te mos mjaftonin keto sfida qe hasim ne bluzat e bardha ne Shqiperi, dikujt i teket qe ne emer te reformes ose justifikimit te lekeve te marra ne buxhet pa dijenine e komisioneve parlamentare perkates, pa dijenine e deputeteve apo pjeses tjeter te qeverise qe ne buxhet kishte patur edhe nje ze…para per testimin/anketimin/pyetsorin e bluzave te bardha ne menyre massive ne rang vendi. Na habiti te tere, disa sapo ishin diplomuar, specializuar, kualifikuar, sapo kishin dhene provime shteti, sapo ishin kthyer nga kualifikime nga jashte, dhe gjithcka nuk u vlente me… do testoheshin nga fillimi. Kjo, me te drejte ngriti edhe hamendesime ne popull, ore keta bluzat e bardha nuk qenkan testuar, sepse nje pjese e mire nuk e di se cfare hallkash testimeshh dhe provimesh te perjetshme kalojme ne, dhe populli pak i merzitur nga hallet e veta, pak duke i besuar qeverise sepse ishte vete ministri i shendetesise qe e promovoi kete iniciative, u versul kunder bluzave te bardha te testuar dhe te pa testuar….po kete radhe duke testuar durimin njerezor te tyre, duke i goditur, share dhe masakruar….
Dhuna dhe denigrimi spo ka te sosur, mire qe na lodhin nje jete duke na marre ne provim, duke na specializuar, kualifikuar, testuar, licensuar, keq paguar, por tashme po na rrahin, me urdher nga lart dhe porosi nga poshte…
Prandaj nje zeri i themi NDAL dhunes/denigrimit te bluzave te bardha, te cdo lloj forme apo ngjyre. STOP!
Ne, bluzat e bardha kerkojme autonomi profesionale, meritokraci dhe konkurence te lire dhe reale, pjesemarrje ne vendim-marrje ne zgjedhjet e drejtuesve te institucioneve tona shendetesore, te shefave te sherbimit/departamenteve, infrastrukture bashkekohore, si dhe rritje page te pakten ne nivelet e vendeve fqinje.
Ne bluzat e bardha jemi se bashku, jemi serioze dhe do fitojme kauzen tone! Ne jemi krenar qe jemi Profesioniste te Mjekesise Shqiptare.



