Programi i imunizimit ndaj HPV ul shkallën e pre – kancerit më shumë se 50 %

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Vlerësimi i programit të vaksinimit ndaj HPV (Papiloma virus) në Universitetin British Columbia u krye bashkarisht nga studiues të “B.C. Cancer”, Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve të B.C., Spitali i Grave + Qendra Shëndetësore B.C. dhe Universiteti i British Columbia dhe vë theksin tek suksesi i programit në reduktimin e pre – kancereve.

Pre – kanceri i referohet rritjes anormale të qelizave në qafën e mitrës, zbuluar më shpesh gjatë Pap testeve rutinë. Nëse nuk trajtohet, pre – kanceri mund të kthehen në kancer të qafës së mitres.

Studimi zbuloi se grate e B.C. që ishin vaksinuar ndaj HPV që në klasë të gjashtë kishin një reduktim  të incidencës së qelizave pre – kanceroze të qafës së mitrës prej 57% krahasuar me gratë e pavaksinuara.

“Jemi të emocionuar nga këto gjetje fillestare”, u shpreh Dr. Gina Ogilvie, këshilltare e lartë e studimeve pranë Spitalit të Grave + Qendrës Shëndetësore B.C. dhe pedagoge në shkollën e popullsisë dhe shëndetit publik U.B.C. “ Ky studim kontribuon në numrin në rritje të provave që tregojnë impaktin pozitiv që kanë vaksinimi ndaj HPV dhe vizitat e rregullta mjekësore për kontrollin e qafës së mitrës në parandalimin e kancerit të qafës së mitrës. Dhe me rritjen e marrjes së vaksinave, ne presim një ulje të mëtejshme të shkallës së kancerit të mitrës”.

HPV është identifikuar si shkaku i pothuajse të gjitha kancereve të qafës së mitrës.

Në vitin 2008 B.C. implementoi një program imunizimi vullnetar, të financuar publikisht nëpër shkolla. Njëmbëdhjetë vite më vonë, grupet e para të vaksinuara nëpërmjet këtij programi janë rritur dhe janë përfshirë në Programin e Depistimit të Kancerit të Qafës së Mitrës. Duke lidhur Programin e Depistimit të Kancerit të Qafës së Mitrës me regjistrat e vaksinimit, studiuesit ishin në gjendje të krahasonin rezultatet mes grave që ishin vaksinuar dhe atyre që nuk ishin vaksinuar.

Infeksioni nga HPV është më i përhapuri në infeksionet nëpërmjet trasmetimit seksual dhe mund të prekë si meshkujt ashtu edhe femrat. Kështu, për të trasmetuar këtë infeksion është e mjaftueshme një kontakt i thjeshtë në zonën gjenitale (edhe raport seksual jo i plotë). Shumica e njerëzve do të preken nga HPV në një pike të jetës së tyre prandaj është e rëndësishme vaksinimi para se të jemi seksualisht aktivë.

Burimi:Universiteti British Columbia, Kanada

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?