Prostata dhe meshkujt pas të 40-ave, këshilla nga mjeku androlog

Për gazetën “Shëndet+”, mjeku androlog Evi Dani

Një nga problemet e shpeshta që hasen në moshat e rritura është edhe patologjia e prostatës. Prostata është një gjendër e vogël sa një arrë që vendoset mu përballë pjesës së fundit të zorrës së trashë, poshtë fshikës së urinës. Prostata rrethon kanalin e urinës që quhet uretra, ku kalon urina që derdhet jashtë. Një nga funksionet kryesore të prostatës është të lëshojë një lëng që përzihet me spermën kur kalon në kanalin urinar dhe i jep asaj energji dhe e bën që të ambientohet më mirë në kanalin vaginal.

Prostata e zmadhuarMe kalimin e moshës prostata rritet dhe zhvillohet. Themi që kemi zmadhim të prostatës ose hipertrofi beninje të prostatës. Hipertrofia beninje e prostatës me rritjen e moshës bëhet edhe më e dukshme.

Hipertrofia beninje e prostatës fillon në moshën mbi 40 vjeç.

  • Në moshën 40-50 vjeç, gati 22% e meshkujve kanë hipertrofi beninje të prostatës.
  • Në moshën 50-60 vjeç, rreth 50% e meshkujve kanë hipertrofi beninje të prostatës.
  • Në moshën 60-70 vjeç,  gati 70% e meshkujve
  • Në moshën mbi 80 vjeç, gati 90% e meshujve kanë hipertrofi beninje të prostatës.

Shenjat klinike:

  • Vështirësi në urinim
  • Curku i urinës bie
  • Urinimi bëhet më i shpeshtë. Pacienti ndjen herë pas here nevojën e urinimit gjë që e bën herë pas here të çohet natën.
  • Urgjencë për të urinuar

Të gjitha këto shenja ndikojnë në cilësinë e jetës së pacientit, duke e prishur atë.

Kanceri i prostatës

Një nga problemet e tjera është edhe kanceri i prostatës. Një patologji që në ndryshim nga hipertrofia, mund të shkaktojë fatalitet. Kanceri i prostatës fillon pak a shumë me të njëjtat shenja si hipertrofia beninje e prostatës. Po të kapet që në fillim, parandalon rrezikun e jetës. Kanceri i prostatës zgjat për disa vite, shumë meshkuj nuk e kuptojnë që kanë kancer prostate. Por ku fillon të japë metastaza, bëhet shumë agresiv.

Këshilla

I këshilloj meshkujt të ulin peshë ose të mbajnë një peshë trupore normale. Se është vënë re një lidhje midis mbipeshës dhe problemeve që folëm më lart.

  • Jetë aktive
  • Ushqyerje e shëndetshme
  • Vizita të herëpashershme te mjeku androlog

Postime të ngjashme

Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
45% e të moshuarve në azile me probleme mendore, pa mjekë dhe pa barna
Shkencëtarët zbulojnë se qelizat e spermës mbajnë gjurmë të stresit të fëmijërisë dekada më vonë
Rreziku i kancerit të prostatës dhe mjekimi me dutasteride
Burrat kanë rrezik më të lartë të Parkinsonit, dhe më në fund mund ta dimë pse
Jetëgjatësia për burrat nuk është në ADN, por në …
Mjekët zbulojnë shkaktarët shumë befasues, që mund të qëndrojnë pas kancerit të prostatës
“Makthi i burrave”, njihuni me problematikën që cenon edhe jetën seksuale