Proteina bimore për një jetë më të gjatë?

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Sipas një studimi të ri, konsumimi i më shumë proteinave me bazë bimore mund t’ju ndihmojë që të jetoni më gjatë.

Studimi përfshinte 70,000 burra dhe gra japonezë të moshave 45 – 74 vjeç, pa histori kanceri, sëmundje të zemrës apo goditje në tru. Ata plotësuan anketa të detajuara në lidhje me dietën e tyre ushqimore në fillim të studimit dhe përsëri pas pesë vitesh.

Pas mesatarisht 18 vjetësh, studiuesit nuk zbuluan ndonjë lidhje të qartë midis konsumimit të proteinave shtazore dhe jetëgjatësisë. Kini parasysh që shumica e proteinave shtazore në një dietë ushqimore tipike japoneze, vijnë nga peshku dhe jo nga mishi i kuq.

Por pjesmarrësit që konsumuan më shumë proteina me bazë bimore, kryesisht nga drithërat, produktet e sojës dhe perimet, kishin një shkallë më të ulët të vdekjeve krahasuar me ata që konsumuan më pak.

Për më tepër zëvendësimi i proteinave shtazore me proteina bimore, u lidh me një risk më të ulët për vdekjen nga sëmundjet e zemrës apo kanceri.

Studimi u publikua nga revista shëndetësore Mjekësia e Brendshme JAMA (ang. JAMA Internal Medicine).

Burimi: Harvard Health Publishing

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë