Ekspertët e bioteknikës janë duke kërkuar mënyra të reja për të zëvendësuar proteinat e përfituara nga konsumimi i produkteve të kafshëve me proteina të nxjerra nga ushqimet bimore.
“Çfarë do të bënim nëse do ta fillonim nga zeroja? Kemi parë mbretërinë e bimëve më afër, kemi kërkuar mbi 4000 bimë për t’i kthyer ato në një zgjidhje për nevojat tona”, thotë një nga studiuesit.
Richard Taylor, korrespondenti i teknologjisë në Amerikën e Veriut, thotë se proteinat e ndodhura në ushqime, si: ëmbëlsira apo dhe një hamburger i përgatitur vetëm me përbërës bio mund të zëvendësojnë nevojën për të konsumuar mish kafshësh apo edhe produkte të tjera të prodhura nga ata./ BBC/ Përshtati në shqip: Elena Beta


