Protestë për kolegun e dhunuar, mjekët në Durrës pezullojnë për 1 orë punën

Mjekët e Spitalit të Durrësit kanë dalë në protestë për dhunën e ushtruar ndaj kolegut të tyre Gerald KoLa dy ditë më parë.

Mjeku Kola u godit nga dy pacientë të përfshirë në sherr me njëri-tjetrin ndërsa ushtronte detyrën e tij.

Pacientët e dehur mësohet se u konfliktuan në urgjencën e spitalit të Durrësit dhe mjeku i turnit u përpoq ti ndajëpor njëri prej tyre e ka goditur me tullë në fytyrë. Mjeku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Paraditen e sotme mjekët protestuan jashtë ambienteve të spitalit të Durrësit duke kërkuar mbrojtje 24 orë me policë.

“Kërkojmë të rriten masat e sigurisë në spital dhe në shërbimin e urgjencës. Do të donim të ishte e pranishme policia e shtetit 24 orë, të paktën në shërbimin e urgjencës, në mënyrën që edhe ne ta kryejmë detyrën e qetë ndaj pacientëve. Ne vëmë theksin tek rritja e sigurisë në ambientin e urgjencës. Kërkojmë të sigurohemi, të mbrohemi sepse po ushtrohet dhunë çdo ditë nga qytetarët kundrejt mjekëve. Mjeku është aset dhe duhet mbrojtjur. Ju bëj thirrje që të mbrohemi sepse as në kohë lufte bluzat e bardha nuk preken. Ne jemi për shërbim dhe jo për tu dhunuar” thanë mjekët

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni