Protezat e dhëmbëve, ç’duhet të dini

Afërdita Xhetani, stomatologe në Spitalin e Traumës

Gjatë jetës sistemi dhëmbor pëson dëmtime që vijnë nga faktorë e shkaqe të ndryshme. Ndër to përmendim:

-Heqjet, sidomos të dhëmbëve që janë trajtuar disa herë, por pa sukses

dhembe1-Dëmtimi i dhëmbëve si pasojë e një sërë sëmundjesh të përgjithshme, për shembull tek të sëmurët diabetikë insulinovartës dhe joinsulinovartës vërehet një paradontozë e theksuar, e cila çon në krijimin e defekteve që lind nevoja të korrigjohen.

-Dëmtim të një grupi dhëmbësh, që vijnë si pasojë e traumave të ndryshme në regjionin oromaksilofacial (e fytyrës) zëvendësohen me protezim, që ka funksion stabilizues, ku përveç thyerjes së dhëmbëve, edhe të nofullave ose të maksilës.

-Dëmtime të nofullës që vijnë si pasojë e tumoreve të nofullës.

Protezimin e pacientit në klinikë e ndajmë në tre mënyra:

-Pacientë që kanë proteza në gojë që fiksohen

-Pacientë që nuk kanë pasur kurrë proteza në gojë dhe kanë nga një në disa dhëmbë në gojë.

-Pacientë që nuk kanë dhëmbë në gojë.

aloe-vera dhembetÇfarë duhet t’i sqarojmë pacientit përpara se të vendosim mënyrën e protezimit?

Duhet pasur para se përveç anës estetike, në punën tonë duhet të arrijmë edhe anën funksionale. Pra, dhëmbët të mos jenë vetëm të bukur, por edhe të kryejnë punën e tyre siç duhet.

Nëse pacienti ngul këmbë që të heqë edhe ato dhëmbë që i kanë ngelur, duhet të këmbëngulim për ta bindur që dhëmbët e tyre të trajtohen. Tek këta pacientë, është mirë që mënyra e zëvendësimit të bëhet me ura fikse, qofshin ato të pjesshme apo totale, sipas indikacionit.

Kujdesi që duhet treguar

Protezimi total qoftë i njërës nofull apo i të dyja nofullave kërkon të zbatohet çdo moment pune me kujdes, sidomos kur alveola dhe qiellza janë atrofizuar nuk sigurojnë stabilitet të protezës.

Marrja jo e saktë e masës, gabimet që bëhen gjatë përcaktimit të akluzionit (takimi mes dhëmbëve të poshtëm dhe të sipërm), kur krahët e protezës nuk kanë shtrirje të saktë, bëjnë që të bjerë funksioni përtypës.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim