Provat e një ilaçi të ri u rrezikojnë jetën gjashtë personave

Një aksident i rëndë ka ndodhur në një klinikë franceze gjatë testimit të një ilaçi. Ilaçi ishte krijuar për lehtësimin e dhimbjeve dhe përmbante kanabis. Disa njerëz janë në gjendje kritike për jetën, ku njëri është në koma, raporton BBC.

biotrial laborator

Laboratori Biotrial

Ministrja e shëndetësisë Marisol Touraine njoftoi se këta njerëz kanë marrë medikamentin nëpërmjet gojës gjatë një eksperimenti në një klinikë në Renne.

“Ndodhi një aksident serioz,” tha ajo. Gjatë një deklarate për shtyp, ministrja e shëndetësisë konfirmoi se një nga vullnetarët ishte në koma. Sipas gazetës franceze “Ouest France” testimi është kryer nga Biotrial, një nga klinikat më të mëdha në Francë. Kompania ka zyra edhe në Londër, Bruksel dhe SHBA.

Zyra e prokurorëve në Paris tha për agjencinë e lajmeve AFP se ka nisur një hetim kundër klinikës. Ndërkohë, kompania Biotrial do të mbajë një konferencë për shtyp me Ministrin e Shëndetësisë në orën 13:30 në një spital në Renne.

Shqipëroi për “Shëndet+”: Blertina Koka/ Burimi: The Telegraph

Postime të ngjashme

Studimi i fundit ngre alarmin: Të rinjtë me obezitet përballen me rrezik më të lartë për vdekje të parakohshme
Emërohet ministrja e re e Shëndetësisë (EMRI)
Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala: Ja pse u dorëhoqa!
Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala
Gruaja rreth 7 muajshe shtatzënë humbi jetën gjatë transportit drejt Tiranës, nisin hetimet ndaj 3 mjekëve të maternitetit
37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, reagon MSHMS: Do të hetohet i gjithë procesi i kujdesit shëndetësor
Skandal në Spanjë: Udhëzimet për menopauzën u bazuan në studime të kryera te burrat
Po transportohej drejt Tiranës, humb jetën gruaja shtatzënë! Detajet e para