Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Merrni një lugë nga receta që do t’ju paraqesim në këtë postim dhe do të ndiheni më mirë, do të përmirësoni shëndetin e
përgjithshëm dhe, mbi të gjitha, do të ngadalësoni procesin e plakjes. Përbërësit e recetës janë të pasur me vlera ushqyese dhe janë shumë të shëndetshëm.
Gjithçka që ju duhet janë: 10 thelpinj hudhër, lëngu i 10 kokrrave limoni, një kilogram mjaltë.
Pritini imët hudhrat dhe futini në një kavanoz qelqi së bashku me lëngun e limonit dhe mjaltin. Mbulojeni kavanozin dhe lëreni në një vend të thatë e të errët për 10 ditë. Pas këtyre ditëve, konsumoni nga një lugë çaji të kësaj recete në mëngjes dhe në darkë, gjysmë ore para vakteve./ Burimi: healthdigezt


