Pse dëgjimi i muzikës është çelësi për shëndet të mirë

Përgatiti në shqip: Arlinda Gjypi

Pa diskutim dëgjimi i muzikës së preferuar ju sjell në humor të mirë. Por shkencëtarët tashmë po shohin se muzika mund të bëjë më shumë se sa t’ju ngrejë humorin. Kërkimet tregojnë se ajo ka shumë të mira shëndetësore.muzike

Studimet më të fundit nga Austria tregojnë se dëgjimi i muzikës ndihmon pacientët me dhimbje kronike të mesit. Një studim i fundit nga “Mind” tregoi se pas këshillimit, terapitë e grupit si muzikoterapia apo artterapia ishin më të mira.

Dhimbjet e vazhdueshme të mesit

Muzika ndikon në sistemin nervor. Sipas një studimi, ky sistem (që përfshin ndjenjat dhe emocionet) është tepër i ndjeshëm ndaj muzikës.

Kur luhen ritme të qeta, presioni i gjakut dhe rrahjet e zemrës ngadalësohen, duke na ndihmuar të marrim frymë më avash dhe duke relaksuar kështu tensionin e muskujve në qafë, shpatulla, stomak dhe kurriz. Ekspertët thonë se veç tensionit fizik, muzika ndihmon edhe në tensionin psikologjik. Me fjalë të tjera, kur kemi dhimbje, ndihemi të trembur, të frustruar dhe të acaruar, e cila tensionin qindra muskuj në kurrizin tonë. Dëgjimi rregullisht i muzikës e qetëson trupin tonë fizikisht dhe mendërisht, dhe si rrjedhojë, ndihmon në qetësimin dhe parandalimin e dhimbjes së shpinës.

Përmirëson stërvitjen

Ekspertët thonë se dëgjimi i muzikës gjatë ushtrimeve bën që të keni performancë më të mirë. Shkencëtarët shprehen se muzika rrit qëndrueshmërinë, ju përmirëson humorin dhe mund t’ju shpërqendrojë nga parehatia e përjetuar gjatë stërvitjes.

Rënia e kujtesës

Për shumë njerëz që vuajnë nga humbja e kujtesës, gjuha bëhet e pakuptueshme. Muzika mund të ndihmojë pacientët të kujtojnë pjesë muzikore apo këngë për t’u lidhur me historinë e tyre. Kjo ndodh për shkak se pjesa e trurit që përpunon muzikën ndodhet pranë pjesës së kujtesës./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak