Kryefaqja Lajm kryesor Pse duhen trajtuar mirë sëmundjet e veshkave?

Pse duhen trajtuar mirë sëmundjet e veshkave?

0
Shpërndaje

Nga Alket Koroshi, mjek nefrolog

Sëmundja kronike e veshkave (CKD) nuk ka një mjekim që ta shërojë përfundimisht dhe kjo sëmundje kap më shumë se 10% të popullatës së rritur në të gjithë botën.

Nëse personat me CKD mbijetojnë mjaftueshëm, shumë prej tyre do të arrijnë në mos funksionimin e veshkave, i njohur gjithashtu si sëmundja e veshkave në fazën përfundimtare (ESKD), sepse pa veshka gjendja nuk është në përputhje me jetën. Në këto stade kërkohet terapi zëvendësuese në formën e trajtimit intermittent me dializë ose transplantimi i veshkave .

Sidoqoftë, pacientët me ESKD që kalojnë në dializë shpesh kanë rezultate të dobëta klinike. Ne këta pacientë sëmundshmëria kardiovaskulare dhe vdekshmëria nga CKD janë jashtëzakonisht të larta me një mbijetesë të përgjithshme pesë-vjeçare më pak se 50% .

Çdo vit, afërsisht 120,000 amerikanë zhvillojnë ESKD dhe fillojnë dializën. Përkundër përpjekjeve për zgjatjen e jetës ne dializë 10% e këtyre pacientëve vdesin në 90 ditët e para pas kalimit ne dializë dhe 20% në vitin e parë. Përveç niveleve të larta të vdekshmërisë nga dializa e hershme, një pjesë e madhe e të moshuarve përjetojnë rënie të madhe funksionale pas kalimit në terapinë e dializës. Prandaj, duke vonuar ose parandaluar progresionin e dëmtimit të veshkave për të shmangur terapinë zëvendësuese të veshkave, mund të përmirësohen rezultatet klinike

duke shmangur kostot e larta të terapisë së dializës.

Komiteti drejtues i Ditës së Veshkave Botërore shpalli 2020 dhe 2021 si vitet e parandalimit të CKD dhe synimin që te të jetosh mirë me CKD. Këto deklarata nënvizojnë rëndësinë kryesore si të parandalimit primar të CKD, ashtu edhe të ndërhyrjeve dytësore dhe terciare për diagnostikimin e hershëm të CKD dhe trajtimit për të kontrolluar përparimin në ESKD dhe komplikimet e tij.

Ndër përbërësit kryesorë të strategjive parandaluese janë ndërhyrja ushqyese (nutricionale) dhe dietike.

Është e rëndësishme të vlerësohen të dhënat bashkëkohore për menaxhimin dietik të CKD me fokus në rolin e dietave me proteina të kufizuara me bazë bimore bazuar në premisa që qasjet e mundshme dietike duhet të jenë themeli i strategjive jo-farmakologjike në ngadalësimin e progresionit të CKD dhe shmangien ose vonimin e ESKD.

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here